Pishta disa vjeçare të “Parkut të Llogarasë” po rrezikohen të zhduken nga sëmundjet që i kanë prekur ditët e fundit. Specialistët e Drejtorisë së Pyjeve sqarojnë se është hartuar një plan masash për të ruajtur këto pisha karakteristike për këtë park.
Problematike prezantohet situata edhe në Pyllin e Sodës i cili po ashtu po shkon drejt shkatërrimit. Specialisti i pyjeve Llazar Gjonca shprehet se faktorët kryesorë të fenomenit të sëmundjes së pishave është mosha e madhe e tyre dhe kushtet atmosferike.

Fenomeni i hedhjes masive të inerteve dhe mbetjeve nga ndërtimet në zonat e pyllëzuara është problematika më shqetësuese për Drejtorinë e Pyjeve në Vlorë. Sipas specialistit të pyjeve gjithçka është pasojë e neglizhencës së strukturave nga Inspektoriati i Mjedisit.
Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com