Sëmundjet e mushkërive,mjekët:
Rastet shtohen nga viti në vit

Sëmundjet e mushkërive,mjekët:<br />Rastet shtohen nga viti në vit<br>
Vitet e gjata të punës në Minierën e Bakrit në Gjegjan të Kukësit, kanë lënë gjurmë në mushkëritë e 75 vjeccarit Shaziman Zenelaj. Që nga korriku i këtij viti është shtruar 7 herë në spitalin Universitar Shefqet Ndroqi në Tiranë, pasi nevoja për oksigjen dhe dhimbjet i janë shtuar edhe më shumë.

“Kushte tepër të vështira, lagështira, pluhra, pluhra të mëdha. Kam marrë një silikozë të rënduar dhe tashmë e vuajë këtë sëmundje, bllokim frymëmarrje dhe tashi ka filluar  edhe dhimbja e mushkërisë jep dhimbje të tepërta deri në bllokim, po nuk bëra ndonjë ultrakolten ose ndonjë gjë të vijë në vete pak. Kam dhimbje të tepërta që më jep mushkëria tani.Mbi 70% të bashkëmoshatarëve të mia kanë ndërruar jetë, mund të jenë edhe më shumë, por po flas për ato që njoh unë”-thotë Zenelaj

Silva Bala, shefja e Shërbimit të pneumonisë, tregon në një intervistë për Report Tv kushtet e punës që ndikojnë në rritjen numrit të pacientëve me kancer në mushkëri apo sëmundje të tjera respiratore.

"Kudo që të punosh, në cdo vend ku të punosh në industrinë  kimike, në industrinë  metalurgjike, nëpër miniera, poe edhe në industrinë fasone, atje ku prodhohen këpucë dhe prodhohen  pëlhura apo priten rrobaqepsitë e mëdha, sistemi ajërues, kondicionet ku punojnë punëtorët kanë një rëndësi shumë të madhe. Veçojmë qytetet ku ka patur miniera  Kukësi, Bulqiza, sepse sjellë  pacientë  të cilët janë të prekur nga sëmundje  kronike profesionale silikoza dhe  për pos kësaj vendos dhe sëmundjen e rrugëve respiratore kronike”-shprehet pneumologia, Silva Bala

Po për t’u ndeshur me faktorët e rriskut mjaftojnë grimcat që thithin shqiptarët çdo ditë nëpërmjet ajrit të ndotur.

“Gjithmonë kemi akuzuar ndotjen e ambienteve nga karburantet të cilësisë së dobët dhe nga përdorimi i makinave të vjetëra. Për vetë faktin që nuk bëjnë djegie përfundimtare të atyre karburanteve për post kur janë dhe me cilësi të dobët. Të gjithë këto clirohen në ajërin atmosferik, ju shtohet edhe rritjes së grimcave të vogla të cilat shoqërojnë ndërtimet në Tiranë dhe në vende të ndryshme, aq më tepër kur këta faktorë bashkohen me një duhanpirës”-shton ajo.

Duke krahasuar shifrat e 2015 me të 2016 ka shtim prej 50 rastesh të kancerit të mushkërisë, e cila sipas pneumologes Bala edhe pse nuk konsiderohet një rritje e madhe nuk duhet nënvlerësuar.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë

Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë