Sëmundjet e veshkave, ushqimet me kalium që duhen shmangur 

Sëmundjet e veshkave, ushqimet me kalium që duhen shmangur 

Njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave, duhet të tregohen dorështrënguar me konsumin e kaliumit.

Veshkat e kanë të pamundur të përpunojnë këtë mineral siç duhet. Një gjë e tillë shkakton akumulimin e tepërt të tij në gjak.

Ushqimet e pasura me kalium që duhen shmangur

Nivelet e larta të kaliumit në organizëm mund të shkaktojnë probleme serioze shendetësore. Këtu përfshihen çrregullimet e rrahjeve të zemrës, kontraktime të muskujve e të tjerë.

Mungesa e këtij minerali nga ana tjetër i dobëson ndjeshëm muskujt. Studuesit thonë se njerëzit që vuajnë nga sëmundjet kronike të veshkave duhet të kufizojnë ose shmangin një sërë ushqimesh.

Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit. Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve.

Ushqimet me pak kalium që duhen konsumuar më shumë

Ushqimet që përmbajnë pak kalium, konsiderohen një alternativë më e sigurtë për njerëzit që vuajnë nga veshkat. Ekspertët thonë se një regjim ushqimor me kufizime të kaliumit nënkupton konsumin e vetëm 2000 mg të këtij minerali në ditë.

Ushqimet me pak kalium përfshijnë mollët, frutat e pyllit, rrushi, ananasi, shalqini, shpargu dhe brokoli. Nuk përjashtohen as karrotat, lakra, kastraveci, orizi i bardhë, kungulleshkat e njoma dhe kungujt.

Megjithatë duhet të tregoni kujdes sepse nëse hani më shumë se një racion, do të dyfishoni sasinë e kaliumit në organizëm.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?