TIRANË, 19 nëntor/ATSH-Z.Tosku/- Në konferencën shkencore të organizuar sot në kuadër të Ditës Botërore të sëmundjeve pulmonare obstructive kronike (Spok), u be e ditur se pjesa më e madhe e popullsisë në Shqipëri nuk është e diagnostifikuar.
Sipas studimit të kryer në vitin 2012-2013 nga shoqata e pneumologëve, rreth 80 % e shqiptarëve nuk janë të diagnostifikuar. Sipas përfaqësuesve të shoqatës së Pneumologëve të Shqipërisë, duhet së pari diagnostifikimi dhe më pas kurimi . Sipas tyre, Spok nuk është vetëm një sëmundje në mushkëri, por është sëmundje e gjithë organizmit.
Ndërkaq, zv/ministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, vuri theksin tek rëndësia e studimeve në Shqipëri, pasi këto të fundit, sipas saj, krijojnë një stad të ri të vlersimit që i bëhët situatës në vend. "Shqipëria ka ndërmarrë nismën dhe lëvizjen "Jo duhanit", për të ndërgjegjësuar nëpërmjet mediave, qytetarët shqiptarë mbi rrezikshëmrinë e pirjes së duhanit, duke parandaluar sëmundje të ndryshme", u shpreh Ekonomi.
Sipas studimit të kryer nga shoqata e Pnemologëve në vitin 2013, nga mosha 20-24 vjec meshkujt përbëjnë prevalencën më të lartë të prekjes ndaj sëmundjeve të tilla me rreth 46.3 %, ndërsa femrat përbëjnë 15.8 %, për shkak edhe të konsumimit të tepërt të duhanit.
Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicione 70 spirometrike, teste të cilat meren me diagnostifikimin e sëmundjeve të tilla. /a.ke/









