GJIROKASTER- Sëmundjet zonoze janë kthyer në një shqetësim në qarkun e Gjirokastrës, teka një bari nga Dropulli është prekur së fundi nga antraksi, ndërkohë që 17 persona kanë rezultuar bartës të brucelozës në Memaliaj. Në këtë qytet janë kryer analizat e qumështit për të parë nëse janë prekur prej konsumimit të tij. Pas analizimit të kampioneve të këtij produkti, qumështi nuk ka rezultuar me bakterie.
 
Përgjegjësi i Shërbimit Veterinar pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë Thoma Puriqi, ka pohuar për “A1 Report”, se janë edhe të tjerë faktorë që shkaktojnë shfaqjen e kësaj sëmundjeje e cila transmetohet nga kafshët tek njerëzit.
 
Pak kohë më parë u prekën 7 persona me antraks në fshatin Arrëz e Madhe në Tepelenë pas konsumimit të mishit të pakontrolluar.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)