Senati francez, "ok" projekt
rezolutës për njohjen e Palestinës
Senati francez ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet nga qeveria të njohë Palestinën si shtet të pavarur,
Senati francez ka miratuar projekt-rezolutën me të cilën kërkohet nga qeveria të njohë Palestinën si shtet të pavarur, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi në fillim të muajit Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar propozim për njohjen e Palestinës si shtet të pavarur, për të njëjtin propozim sot kanë votuar edhe deputetët në Senatin francez. Votimin për projekt-rezolutën në Senat e kanë propozuar deputetët nga Partia e të gjelbërve.
Edhe pse këto dy rezoluta të dy dhomave të Parlamentit francez (Asambleja Kombëtare e Francës dhe Senati) janë të karakterit simbolik, këto iniciativa tregojnë mbështetje të padyshimtë të Francës ndaj Palestinës në procesin paqësor në Lindje të Mesme dhe se do të sjellin reagim nga autoritetet izraelite.
Deputetët e Asamblesë Kombëtare javën e kaluar pranuan projekt-rezolutën të paraqitur nga deputetët e Pastrisë Socialiste në pushtet që i kërkon qeverisë të njohë Palestinën si shtet të pavarur. Miratimi i vendimit, i cili ka karakter propozues, është mbështetur nga 339 deputet ndërsa 151 e kanë kundërshtuar. Partitë e majta dhe të Gjelbrit e kanë mbështetur, ndërsa Bashkimi i Lëvizjes Popullore (UMP) ka votuar kundër. Për pranimin zyrtar të shtetit palestinez hapat konkrete duhet ti marrë qeveria franceze.
Për projekt-rezolutën për njohjen e Palestinës si shtet është diskutuar edhe në Parlamentin Evropian. Muajin e kaluar, Suedia e ka njohur Palestinën si shtet, pas kësaj Britania e Madhe dhe Irlanda kanë miratuar vendimin jo detyrues për pranimin e Palestinës si shtet. Parlamenti spanjoll gjithashtu miratoi një rezolutë për miratimin propozimit për pranimin e Palestinës, ndërsa në parlamentin holandez ka filluar debati për njohjen e Palestinës.
Nga gjithsej 193 vende, Palestinën si shtet deri më tani e kanë njohur 135 vende.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.8%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3984
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Michelle Obama ‘thyen’ traditën, ish-zonja e parë nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e Trump si president i SHBA-së
15 Janar, 14:58
-
'Plumbi i Artë 2'/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e ish-gjyqtares Pajtime Fetahu për masën e parë të arrestit shtëpiak
15 Janar, 14:48
-
Paralajmërime të reja për zjarre dhe ndërprerje të energjisë në Kaliforni
15 Janar, 14:25
-
Një muze arti në Tiranë për skulpturat e Thanas Papës! Kompozimi i Skënderbeut, vepra që i dha medaljen e arit
15 Janar, 14:20
-
Zyrtare/ Sokol Cikalleshi dhe Endri Çekiçi shokë skuadre, firmosin në një ekip
15 Janar, 14:20
-
Aksident në fshatin Bubullimë të Lushnjës! Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, 3 të plagosur
15 Janar, 14:11
-
'Afera Partizani'/ Marsida Xhaferllari pjesë e trupit gjykues që vendos për Berishën! Gjykata Kushtetuese ia refuzon sërish kërkesën për t’u tërhequr
15 Janar, 14:08
-
Kamëz/ Vodhi disa kompjutera në një shkollë në Babrru, arrestohet 19-vjeçari! Hetim në gjendje të lirë për 2 bashkëpunëtorët e mitur
15 Janar, 14:02
-
Atentati ndaj Kristian Markut në Vlorë/ Makina e autorëve me targa të vjedhura, ishin të mjetit të një polici në Novoselë
15 Janar, 13:59
-
Për herë të parë pas 96 vitesh, ceremonia e çmimeve Oscar në prag të anulimit
15 Janar, 13:57
-
Primaret e munguara të PD-së, Ben Andoni: Duheshin bërë që në dhjetor! Regjistrimi i Diasporës? Fluksi deri tani prej militantëve të partive
15 Janar, 13:56
-
Besa i sfidon në Shkodër, Brdaric: I vlerësojmë maksimalisht, mund të kemi rotacion
15 Janar, 13:40