Me vendim të Asamblesë së Pedagogëve, një grup pedadogësh të Universitetit të Tiranës kanë nisur grevën. Ata i patën lënë një afat një javor ministres së Arsimit, Besa Shahini për të pranuar kërkesën e tyre lidhur me ndryshimet në ligjin e Arsimit të Lartë. Ky ultimatum skadoi këtë të premte në orën 16:00.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, Asambleja e Pedagogëve ka vendosur të nisë grevën, duke bojkotuar kështu mësimin në fakultete. Asambleja e Pedagogëve të UT i ka bërë thirrje të gjithë pedagogëve të universiteteve të vendit, për t'iu bashkuar kësaj greve. Report Tv mëson se thirrjes së Asamblesë i janë përgjigjur vetëm dy fakultete, ai i Shkencave Sociale dhe Histori Filologji.  

Vendimet e Asamblesë së Pedagogëve

- Të nisin grevën e pedagogëve

- T’u bëjnë thirrje asambleve të të gjitha fakulteteve të UT që të mblidhen sa më parë për të koordinuar veprimet

- T’u bëjmë thirrje të gjitha asambleve dhe pedagogëve të Universiteteve Publike që t’i bashkohen grevës së përgjithshme

Më herët gjatë kësaj të premte, ministrja e Ministrja e Arsimit Besa Shahini takoi një grup pedagogësh si Jani Marka, Mark Marku, Rezart Prifti, Jani Marka, Altin Shegani, Marinela Shota dhe Erika Bejko. Pas këtij takimi, ministrja tha se bojkoti dhe dialogu nuk janë mënyra dhe mjeti i duhur për të arritur një zgjidhje pasi qeveria ka premtuar që do t’i mbështesë (Lexo këtu). Ndërsa pedagogët deklaruan se nga takimi nuk pati zgjidhje dhe se ata tashmë do vendosnin për grevën para dy ditëve (Lexo këtu).