Senati i UT-së: Jemi
përkrah Fakultetit Ekonomik

Senati i UT-së: Jemi<br />përkrah Fakultetit Ekonomik
Tiranë - Protesta e studentëve dhe poedagogëve të Ekonomikut për dy ndërtimet pa leje, që cënojnë hapsirën e tyre, ka detyruar Universitetin e Tiranës që të mbledhë jashtë radhe senatin.

Në përfundim të kësaj mbledhje, senati ka mbështetur bojkotin e procesit akademik të këtij fakulteti dhe i ëhstë bashkuar protestës së tyre për ti thënë “jo” betonizimit të ambienteve universitare.

“Të autorizojë dhe t’i kërkojë strukturave drejtuese të UT-së që të veprojnë me prioritet të veçantë lidhur me problematikën e krijuar nga këto dy ndërtime pa leje, duke i kërkuar që të ndjekin të gjitha rrugët e nevojshme ligjore dhe të intensifikojnë komunikimin zyrtar me autoritetet përgjegjëse vendore dhe qendrore për prishjen e tyre.

Në datën 16.09.2013, ora 11°° në ambientet e Ekonomikut, do organizohet një takim i studentëve dhe pedagogëve të UT-së, në mbrojtje të territorit të institucionit”, - thotë njoftimi nga rektorati i UT.


Shkrimi u publikua sot(12.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com(print)
(v.gj/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?

Kreshnik Spahiu: Kush po i nxit 'kosovarët' të ndjehen superior dhe ta urrejnë Shqipërinë?