Anëtarët e Kongresit Amerikan, si demokratë ashtu edhe republikanë, po shprehin “shqetësime të konsiderueshme në lidhje me detajet e planit të Donald Trump “për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
”Ne nuk do ta arrijmë këtë paqe të qëndrueshme duke i ofruar Putinit një lëshim pas tjetrit dhe duke dëmtuar fatalisht aftësinë e Ukrainës për t’u vetëmbrojtur. Historia na ka mësuar se Putini nuk kupton asgjë tjetër përveç forcës dhe asnjë marrëveshje nuk do të respektohet nëse nuk sigurohet përmes shtrëngimit”, thanë në një deklaratë tre ligjvënës demokratë, një senator i pavarur dhe një kongresmen republikan.
“Ne duhet të konsultohemi ngushtë me partnerët tanë ukrainas dhe të NATO-s në rrugën përpara. Ne duhet të ushtrojmë presion të vërtetë mbi Rusinë që të ulet në tryezën e negociatave.”
Republikani Roger Wicker, kryetar i Komitetit të fuqishëm të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, gjithashtu reagoi ndaj propozimeve të Trump në një deklaratë të veçantë. “I ashtuquajturi ‘plan paqeje’ ka probleme të vërteta dhe unë jam shumë skeptik në lidhje me aftësinë e tij për të vendosur paqe.
Ukraina nuk duhet të detyrohet t’ia lëshojë territorin e saj njërit prej kriminelëve më të zëshëm të luftës në botë, Vladimir Putinit”, ankohet Roger Wicker. “Madhësia dhe konfigurimi i forcave të armatosura të Ukrainës është një zgjedhje sovrane për qeverinë dhe popullin e saj.”, tha Wicker.
Komente











Bota nuk e flet te verteten dhe te lexoj pak historin e teritorit te Ukraines dhe ti thuan vetes si u be Ukraina kaq e madhe me ndihmen e kujt,te Stalinit dhe Leninit ku okupuan teritoret nga shtetet fqinje si Polonia ,Rumania,Hungaria dhe Moldavia kurse sot Ukraina nuk don te ndegjoj per kete dhe nuk u tregua i sinqerte ndaj pakicave qe jetojne ne Ukraine prandej erdhi deri tek lufta ,sikur tani te cohen ne kembe keta vende dhe te kerkojne kthimin e teritoreve te veta problemi do ti shtohet Ukraines.Trumpi nuk duhet te perzihet ne kontinentin e Evropes.
Përgjigju