Po të mos ishin këto analizat apo raportet e herëpashershme të misioneve apo institucioneve tjera ndërkombëtare, si për shembull Raporti i UNDP-së ditë më parë për varfërinë ekstreme, mungesën e ushqimit për një të tretën e kosovarëve apo ky Raporti i Progresit që na e solli në Prishtinë vetë i dërguari i BE-së Samuel Zhbogar që na zbuloi mungesën e ligjit dhe ligjshmërisë, as që e kishim ditur se ku jemi e si i kemi punët.
Se në vendin ku ligji dhe Maliqi janë bërë sinonime, diçka nuk po shkon. Se sa i përket ligjit, Kosova me letra është në rregull. Ka adoptuar ndoshta ligjet më të mira, edhe pse të përkthyera dobët nga vendet evropiane me parimin „copy – paste“ por në praktikë, diçka assesi nuk po shkon. Sepse as që duam të shkojë. Në të vërtetë ligjet i kemi adoptuar jo për vete, pse vërtet kemi bindjen se na duhen por për t’u treguar gjoja evropianë para atyre që tanimë kanë filluar të na kërkojnë plotësimin e kushteve për t’u bërë pjesë e familjes të tyre.
Raporti i publikuar Ditën Botërore të Varfërisë, që në vendin më të varfër të Evropës kaloi pa u shënuar fare, na i përkujtoi ata që përditë këtu pranë nesh i kemi por nuk i shohim, nuk i vërejmë. Ata që jetojnë në margjinat e jetës, në skajshmëri të varfërisë. Ata që, sipas një raporti të Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara nuk janë pak por 30 për qind e popullatës së Kosovë. Që jetojnë në varfëri ekstreme. Me vetëm 2.5 dollarë në ditë. Që s’mund të sigurojnë kafshatën e gojës, as ushqim të domosdoshëm. Ata që bëjnë pjesë ndër 842 milionët tjerë, gjithandej botës ,që vuajnë nga uria kronike.
Ata të cilët ka kohë që janë dëbuar nga ekranet tona. Ashtu si nga ekranet kanë humbur pa gjurmë edhe ata që bëjnë diçka të mirë, që punojnë e prodhojnë në këtë vend. Njëjtë, edhe të varfrit janë përjashtuar nga pasqyrimi medial. Ata për të cilët edhe kur flitet paraqiten jo si qenie njerëzore, si individë me fatet e veta, me emër e mbiemër, por si pjesë e indekseve, si numra që mbushin statistikat duke mos tunduar indiferentizmin tonë në shoqërinë gjithnjë e më të dehumanizuar. Në vendin me kaq shumë luks e mjerim bashkë, në të vërtetë ata janë shndërruar në shifra.
Ashtu si Raporti që tregon se zbatimi i ligjit, thënë me atë gjuhën e zbutur diplomatike,“ lë shumë për dëshiruar“ , raporti tjetër i UNDP-së na e zbuluan atë anën tjetër të faqes sonë të zezë. Dy faqet komplementare që plotësojnë fytyrën tonë . Arbitraritetin, paligjësinë dhe varfërinë, fukarallëkun tonë material e moral. Sepse ku s’ka ligj ka korrupsion, ka hajni përmasash qeveritare. Ka zhvatje të organizuar kriminale të ngritur në nivel zyrtar, nga ata që vetes ia kanë dhënë të drejtën të na e bëjnë ligjin, drejtësinë, barazinë. Dhe si pasojë, pasurimin e shpejtë të tyre dhe varfërinë ekstreme të 30 për qind të kosovarëve.
Atyre që , si gjithë të tjerët, në jetë vijnë me sensin e lindur të drejtësisë. Edhe pse mund të mos e respektojmë gjithmonë, të gjithë e dimë sa i madh është dallimi mes të drejtës dhe padrejtësisë.
/Shqiptarja.com