TIRANE - Qindra gra e vajza patën mundësinë sot të marrin informacione dhe konsulta falas për sëmundjen e kancerit të gjirit. Kjo mënyrë sensibilizimi u organizua në disa stenda të vendosura në hyrje të Liqenit Artificial në kryeqytet, në atë që u quajt “Qyteza e Jetës”. Mjekë specialistë të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë tereza” zbritën në terren për të këshilluar mbi domosdoshmërinë e kontrolleve dhe për kujdesin që duhet të tregojnë ndaj shëndetit për të parandaluar dhe diagnostikuar në kohë kancerin e gjirit.
Aktiviteti “Qyteza e jetës” i paraprin “Maratonës së Jetës”, e cila çel siparin paraditen e së dielës, ku të gjithë do të bashkohen në një vrapim për sensibilizimin e luftës kundër kancerit të gjirit. “Të vrapojmë për të sensibilizuar të gjitha gratë dhe nënat shqiptare që të kryejnë kontrolle parandaluese për kancerin e gjirit.” Ky është qëllimi i aktivitetit te pagezuar “Maratona e Jetës”, në simbol të rëndësisë që ka ky sensibilizim.
Kësaj nisme ju bashkua edhe Organizata Shqiptare e Dhuruesve vullnetar të gjakut, e cila marshoi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për t’u stancionuar më pas pranë stendave të “Qytezës së Jetës”. Me pishtar në duar, vullnetarët mbanin “Flakën e Dashurisë dhe Solidaritetit” për të dhënë mesazhin se dhurimi i gjakut shpëton jetë.
Të dyja këto nisma patën një synim të përbashkët, shpëtimin e jetës: Nga njëra anë sensibilizim për të parandaluar kancerin e gjirit, ndërsa nga ana tjetër thirrje për dhurimin e gjakut.
“Qytezës së Jetës” iu bashkuan edhe ambasadori italian në Shqipëri Massimo Gaiani dhe ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, të cilët sëbashku ndezën”Pishtarin e Jetës”.

"Qyteza e Jetës" vesh Liqenin me "roze"...
Parku i Liqenit ku ishte vendosur “Qyteza e Jetës” ishte e veshur e gjitha në rozë e ku vajza e gra të shumta në numër mundën të këshilloheshin dhe të informohen në luftën kundër kancerit të gjirit nga mjekët onkologë të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza”.
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA
FOTO