Disa qeliza në sensorët e shijes janë të specializuara në shije të veçanta si dhe kanë neurone të veçanta me të njëjtën aftësi si truri.

Sekreti i një "shefi" të mirë ndodhet në trurin tuaj ose më saktë në neuronet të cilat janë të specializuara për kategoritë e shijes që janë: e kripura, e hidhura, e athëta e ëmbla.

Një grup kërkuesish amerikan nga Universiteti i Kolumbias kanë treguar se qelizat që ndodhen për shijen japin informacione të sakta trurit.  

Me anë të këtij kërkimi është bërë e mundur që të kuptohet perceptimi i shijes si dhe të rrëzohet miti se shija e ëmbël ndihet vetëm në majën e gjuhës.  

Këto përfundime u arritën nga studiuesit nëpërmjet një eksperimenti të kryer me minjtë e laboratorit. 

Kaviet janë ushyqer  me produkte kimike për të shkaktuar një reagim për pjesën e kripur, të hidhur, të athët apo të ëmbël, për tu monituruar më pas se çfarë ndodhte në trurin e tyre.

Shkenctarët shpresojnë që me anë të këtyre eksperimenteve të arrijnë të ndalojnë humbjen e shijes tek të moshuarit apo të sëmurëve.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)