Shpikja më e fundit realizuar nga Universiteti i Taivanit ka për qëllim të ndihmojë ata që kanë problem me ushqimin dhe peshën e tepërt. Sensori do të prezantohet në simpoziumin ndërkombëtar për pajisjet kompjuterike të inkorporuara në trupin e njeriut, “International Symposium on Ëearable Computers”, i cili do të mbahet në shtator në Zyrih, Zvicër, transmeton Star njoftimin.

Pajisja është realizuar nga Universiteti i Taivanit dhe funksioni i tij ka të bëjë me vënien në dijeni të personit që e mban, nëse kalohet masa në ushqim, pije apo cigare.
Sensori konsiston në një qark të shkurtër, i cili futet në protezat dentare dhe njeh lëvizjen e nofullave, duke i dërguar menjëherë të dhënat në smartfonin e mjekut.
 
Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)