Sepse jeta është e çuditshme!

Sepse jeta është e çuditshme!

Mjekët në spitalin Infektiv, në betejën kundër koronavirusit

Thonë rrini në shtëpi,

Thonë kjo është luftë, dhe ju po e luftoni nga divani …..

Ha ha ha ha ha …. çfarë ironie

Po pse luftë është kjo….

Po ku ka më mirë se këtë mllef, këtë dyshim, këtë pasivitet që zjen nga pasioni, sidomos këtë luftë për ekzistencë tja zbrazësh mu në lule të ballit armikut…. Dhe kush ne ….. Shqiptrët, që gjaku na vlon kot… dhe jo më plot !

Për pak kohë është 100 vjetori i Luftës së Vlorës, Luftë që vulosi me gjak dhe trimëri rrallë të dëgjuar vendimet e Konferencës së Lushnjës, Luftë e cila bëri që të mërrej seriozisht mendimi dhe vendimi i shqiptarve për shpëtimin e trojeve te tyre nga çakejtë që i suleshin nga çdo anë.

Atëherë luftonim kundër italianëve, sot jemi krah tyre, ndaj të njëjtit armik, është e cuditshme jeta, është e bukur, plot mësime, por asnjëherë me ripërsëritje, pavarësisht se në shkolla na e mbushin kokën me rrena dhe hipokrizi se Historia duhet mësuar që mos përsëritet, asnjëherë asnjë etapë e asnjë kombi dhe kontinenti ska qënë e njëjtë dy herë…

Tani ne shqiptarët parazitë mendorë dhe fizikë të shekullit të ri, jemi të gjithë Sokratë, Platonë, heronj tastierash të gjithë….

Po luftojmë nga divani, po nuk dimë kush ishim dhe kush do jemi..

Kemi idhuj të rremë, përtojmë të mendojmë ndaj përtojmë të ndjejmë….

Konceptin dhe strukturën e vlerave e kemi kokëposhtë…

Tani mjeku idhull është ai që rri në ekrane e sprek pacient me dorë dhe është komshi vilash në rezidenca me hipokritët e televezioneve pavarësisht se ka qënë përherë rrogtar shteti, dhe jo 74 vjecari Lulzim Kraja ose Roland Xhaxho, ndër doktorët më të mirë të dalë në pension që u rikthyen në punë dhe tani po luftojnë me vdekjen, se trimëria e vërtetë përherë ka cmim dhe rrallë medalje… po shëiptarët e epokës së tanishme duan pallavra jo vepra të heshturam si ato vepra që po bëjnë më dhjetra doktorë, infermierë dhe sanitare të pazëshëm !

Sistemi shëndetësor shqiptarë këto 30 vjet u shpërfytyrua nga korrupsioni kriminal, dhe ndryshe nga sistemi i drejtësisë që jetët i dëmton indirekt ky ish një vrasës ekzekutues i mënjëhershëm, i pa shpirt, i pa principtë, i pa Atdhe.

Këto ditë shikoj shumë kasapë kriminal të këtij sistemi që japin mend, që kritikojnë, që si ka gjetur asgjë…. përkundrazi janë aksionerë nëpër Depo Farmaceutike, nëpër Spitale Private…. Që hanë e dhjamosen mbi vdekje shqiptarësh. Po këta jemi ne shqiptarët hipokritë e të pa nerv e vetëdije të kësaj epoke duartrokasim si majmunat ata që na dirigjojnë bashkëpuntorët në krim që kamuflohen me maskën e drejtuesit të emisoneve lavazh truri.

Për asrsye shëndetësore personale por dhe të afërmve të mi, kam parë nga afër sistemin shëndetësor sidomos këto 3 vitet e fundit, ndryshimi është cilësisht mbreslënës, aq sa unë, kritikuesja e përhershmë e pushteteve abuzues sdo isha rehat me veten në rast nëse nuk do e thoja këtë të vërtetë, higjena, rregulli, korrektësia në shërbim sundojnë tashmë sistemin shëndetësor, dhe ky sistem është dhe një ndër faktorët aktualë të mbarëvajtjes së situatës së koronavirusit. Personalisht mendoj që kjo është rezultat i përkushtimit dhe organizimit të duhur të të vetmës Ministre të aftë që ka Kabineti Rama, Ministres së Shëndetësisë. Kam ndjekur punën e saj dhe kur ishte në krye të QSUT Nënë Tereza, edhe atje ajo diti të shkallmoj murin e trashë të korrupsionit dhe antihumanizmin që kishe përfshirë QSUT e cila më shumë ngjante me një mejhane se më një Qendër dinjitoze ku ofrohej shërbim shëndetësor.

Pavarësisht se Rama përpiqet të sfumoj dhe dubloj jo vetëm rolin e saj por dhe të heronjve të vërtetë të këaj situate, koha dhe rezultatet do caktojnë seicilin në vendin e vet, pavarësisht intrigave dhe zilive, të cilat janë më të spikatura sidomos kur je femër.

Thonë që shqiptarve karantina sdo ju vlej hic, se kur të dalin nga ngujimet, do vazhdojnë të kenë idhuj kriminelët me makina të shtrenjta, injorantet me thonjë të ngjitur, arrogantët me pushtet dhe politikanët hajdutë që i kanë varfëruar në palcë, ndërsa unë mendos se jo, do ju vlej të meditojnë më shumë për ekzistencën dhe për strukturën e vërtetë të vlerave, të afrohen me njëri tjetrin dhe me dritën … fiks sic thoshte Martin Luter King i vrarë si sot 52 vjet më parë në moshën 39 vjecare …. ”errësira nuk luftohet me errëirë, vetëm drita mund ta bëj atë” … dhe dritë u bëftë mbas kësaj flame do e mbyllja unë me optimizëm..

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë