TIRANE - Autoritetet publike janë përgjegjëse për mungesën e një statusi për personat me aftësi të kufizuara pasi mbrojtja e të drejtave të tyre është pjesë e integrale e të drejtave të njeriut. Është treguar i ashpër ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi, gjatë një konference të zhvilluar bashkë me këtë kategori shoqërore.
Sequi gjatë fjalës së tij theksoi se “BE ka financuar një sërë projektesh për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar” në Shqipëri ndërsa risolli në mendje se statusi i këtyre personave është një nga kushtet për integrimin e vendit tonë. “Shqipëria si vend aspirant në Bashkimin Europian duhet të respektojë të drejtat e pesonave me aftësi të kufizuar”.
Avokati i Popullit, Igli Totozani, i cili ishte gjithashtu i pranishëm në takim, tha se kjo kategori shoqërore mbetet një ndër shtresat më të margjinalizuara dhe të drejtat e tyre shpesh mohohen. “Personat me aftësi të kufizuar mbeten ndër shtresat më të margjinalizuara në shoqërinë shqiptare, duke iu mohuar aksesi. Ata kanë pak shpresë për të shkuar në shkollë, për të gjetur një punë, për të patur shtëpinë e tyre, për të krijuar familjen e tyre dhe për të pasur fëmijët e tyre, për të shijuar një jetë sociale, apo edhe për të votuar”.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Sequi: Autoritetet përgjegjëse për mungesën e të drejtave të PAK