Sequi: Edhe liria e medias
vendimtare për integrimin

Sequi: Edhe liria e medias <br />vendimtare për integrimin
TIRANE - I ftuar për herë të parë në studiot e TV A1Report, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi, i rikujtoi politikës shqiptare se për integrimin është thelbësore edhe liria e medias, përveç temave shpesh të debatuara si Reforma Zgjedhore, ajo parlamentare apo konsensusi politik.

Sequi vlerësoi marrëveshjen mes demokratëve dhe socialistëve mbi reformën zgjedhore por theksoi se e vetme “kjo nuk është e mjaftueshme” pasi “është pjesë e 12 prioriteteve kyçe” të vendosura nga Brukseli. Gjithsesi, bëhet fjalë për “një hap të rëndësishëm në drejtimin e duhur”, shtoi ai gjatë bisedës me gazetaren Mira Kazhani.

Për herë të parë, nga studiot e A1Report, Sequi rrëfeu planin e tij për të krijuar “Klubin e Integrimit në BE” ku ftoi të marrin pjesë të gjithë qytetarët shqiptarë që ndajnë të njëjtat vlera evropiane.

Në vijim intervista e ambasadorit Sequi:

Zoti Ambasador mireseerdhet ne studion tone. A ju pelqen?

Faleminderit shume qe me ftuat. Ne fakt une e ndjek shume televizionin tuaj. Me pelqejne ne veçanti titrat ne anglisht. Jane shume profesionale dhe me ndihmojne shume..

A do të influencojë kompletimi i Reformës Zgjedhore në marrjen e statusit si vend kandidat këtë vit?

Sot Komisioneri Fule beri nje deklarate ne Bruksel qe ne nje fare menyre i dha pergjigje kesaj pyetje. Eshte e qarte qe marreveshja mes mazhorances dhe opozites ishte nje hap i rendesishem perpara sepse ishte pjese e nje marreveshje qe u permbyll ne nentorin e vitit te kaluar. Ne anen tjeter ashtu reforma zgjedhore eshte shume e rendesishme jo vetem sepse eshte pjese e 12 prioriteteve kyçe, por edhe sepse do te ndihmoje qe zgjedhjet e 2013 te jene zgjedhje te mira. Por kjo nuk eshte e mjaftueshme…

Nga Brukseli vjen gjithmone nje "por"…

Nuk eshte thjesht nje "por", eshte nje inkurajim…ne sensin qe, po, ju keni bere kete hap perpara, qe ne e mirpresim, sidoqofte mbeten edhe prioritetet e tjera per t'u zbatuar…sidoqofte eshte nje hap perpara dhe ne kemi besim qe ky eshte nje hap i rendesishem ne drejtimin e duhur…

Dje morem rekomandime te tjera nga Brukseli. Kishte mjaft ceshtje ku eshte fokusuar vemendja e Brukselit, por me beri pershtypje nje fjale "zhgenjyese", qe i referohej zgjedhjes se Presidentit.

Ishte nje mbledhje e Stabilizim Asocijimit ne nivel parlamentar. Ky takim doli me nje deklarate te perbashket ku mes te tjerave nje nga pikat i referohej zgjedhjes se presidentit. Ajo qe ne duam te shohim dhe qe eshte shume e nevojshme per te permbushur reformat e duhura eshte dialogu politik, dhe qartesisht ajo qe eshte tregues i nivelit te dialogut politik eshte zgjedhja e presidenti te republikes ose reforma zgjedhore…ajo qe eshte e rendesishme eshte qe te ecet perpara ne drejtimin e duhur…me lejoni te shpjegoj se ne nuk u kerkojme politikaneve shqiptare ta pelqejne njeri-tjetrin, por te punojne bashke me njeri-tjetrin.

Por ata nuk punojne me njeri tetri. Ata punuan se bashku per reformen zgjedhore…a mendoni se Shqiperia ia arriti me ne fund te vendose dialog politik mes paleve?

Eshte saktesisht ajo qe po thoja…Marreveshja per reformen zgjedhore eshte nje hap i rendesishem ne kete drejtim. Ne do donim te shihnim qe po ecet perpara edhe ne disa fusha te tjera per te cilat eshte e nevojshme fryma e bashkepunimit dhe dialogut si reforma parlamentare apo edhe ceshtja e imuniteteve.

Zoti Ambasador ju jeni ketu dhe ju e shihni nga afer realitetin tone. Do doja te kisha dija opinionin tuaj personal. Ndoshta ju nuk ju lejohet te keni opinione personale meqe jeni nje diplomat…

Sigurisht qe une kam opinionet peronale, eshte pjese e punes sime te perditshme. Opinionet e mia personale bazohen nga nje vezhgim i kujdesshem i realitetit.

Nje nga miqte e mi ma ka thene se stafi juaj eshte angazhuar ne krijimin e nje klubi. Klubi i integrimit ne BE. A ka njw strategji, emra?

Ju keni infomacione te sakta. Kjo eshte dicka qe ne po mendojme te organizojme. Ne mendojme se integrimi i vendit eshte ne te mire te njerezve te ketij vendi ndaj dhe po perpiqemi te ndihmojme qe te ecet ne kete drejtim. Ne fund te fundit kjo eshte ne te mire te Shqiperise, ne interes te Evropes dhe mbi te gjitha ne interes te te gjithe shqiptareve.

A do na ndihmoje ky klub qe te marrim statusin e vendit kandidat?

Ne presim qe ky klub te sherbeje per te rritur ndergjegjesimin per rendesine e ecjes perpara ne rrugen drejt Evropes.

Dhe kush jane anetaret e ketij klubi? Politikane? Gazetare?

Te gjithe qytetaret shqiptare jane te ftuar te jene pjese e ketij klubi per kohe ata ndajne me ne vlerat dhe pikepamjet per ecjen perpara te vendit ne integrimin evropian.

I ftojme te gjithe teleshikuesit e A1Report te behen pjese e ketij grupi.
Meqe ju jeni i pranishem ne nje media te re, nuk mund t'i shmangem nje pyetje qe lidhet me median. A fuksionon media shqiptare sipas standardeve evropiane kur behet fjale per lirine e medias, pavaresine nga qeveria?

Pikesepari dua te them qe ne japim vleresimin tone lidhur me lirine e medias dhe lirine e fjales ne raportet tona te progresit. Ne progres raportin tone te fundit, ate te vitit 2011 nje kapitull i tere i kushtohej lirise se medias dhe e shprehjes jane pjese e kritereve te Kopenhages, qe jane kriteret qe duhet te permbushe cdo vend qe kerkon te anetaresohet ne Bashkimin Evropian. Do te thoja qe ne kete panorame te Shqiperise ne kete fushe ka dite dhe hije. Ajo qe mund te them eshte sene jemi ne peripli e siper te progres raportit te ketij viti per Shqiperine, ai qe do te percaktoje nese do rekomandohet apo jo per Shqiperine statusi i vendit kandidat. Ky raport do te behet publik ne tetor. Ne kete raport ne vleresojme edhe ceshtje qe kane te bejne me lirine e medias. Dhe ne shtator ne do organizojme nje konference te rendesishme per lirine e medias ne Shqiperi, ku gjithashtu do te vleresohet, analizohet situata aktuale ne kete fushe.

A mendoni se ne jemi nje media e lire dhe profesionale?
Une kam nje admirim te madh per gazetaret shqiptare dhe vecanerisht gazetaret e rinj por jo vetem per ata, per rolin qe ata luajne per dedikimin e tyre, per entuzizmin e tyre dhe per rolin qe luajne per ndergjegjesimin kunderjt ceshtjeve rendesishme. Kjo eshte edhe arsyeja pse edhe Bashkimi Evropian, Komisioni Evropian dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian i ndjekin çeshtjet e medias nga afer dhe me shume kujdes.

(mk/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë