Sequi: Për mjedisin në Shqipëri
BE ka dhënë 140 milionë euro
Ministria e Mjedisit dhe ambasada e BE-së, organizojnë tryezën “Konsolidimi i sistemit të monitorimit mjedisor”. Ambasadori Ettore Sequi: “Punën e sotme mos e lini për nesër”.
TIRANË - Mjedisi ka qenë në fokusin e një tryeze të organizuar nga Ministria e Mjedisit dhe ambasada e BE-së në Shqipëri me temë, “Konsolidimi i sistemit të monitorimit mjedisor”. I pranishëm ishte ministri Mjedisit, Lefter Koka, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi e përfaqësues të institucioneve që merren me problemet mjedisore.
Duke folur në këtë takim, ministri Lefter Koka, tha se, për qeverinë e re, mjedisi është prioritet. Ai i është referuar edhe vendimeve të marra pak ditë më parë gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Territorit, për parqet kombëtare.
Nga ana e tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, tha se, për 7 vite ky institucion ka dhënë 140 milionë euro për problemet mjedisore.
“Të jesh pjesë e BE ka detyrime por sjell dhe të mira për qytetarët. Në progres-raportin e KE-së, kishte një pjesë për mjedisin ku thuhej se: Është bërë shumë pak për mjedisin dhe ndryshimet klimaterike dhe është e nevojshme që të bëhen investime thelbësore. Përpjekjet thelbësore do të sjellin edhe rezultate”, tha Sequi.
Sequi ka përmendur edhe një fjalë të urtë shqiptare. “Në Shqipëri keni një shprehje shumë të bukur, “punën e sotme mos e lë për nesër”. Dua vetëm të theksoj se më shumë se 2 milionë euro janë dhënë nga taksa-paguesit europian dhe përmirësimi i situatës në Shqipëri është i rëndësishëm. Shtete anëtare duhet të kujdesen për mjedisin dhe si kandidate potenciale edhe Shqipëria duhe të marrë përgjegjësinë”, tha Sequi.
Ambasadori i BE-së tha se, “ndotja, ndryshimet klimatike, biodiversiteti nuk njohin kufi dhe ky projekt ka përcaktuar sfidat kryesore që mbeten dhe për të qenë në gjendje për të adresuar këto zgjidhje”.
SEQUI: NDRYSHIMET MJEDISORE, KAM BESIM TE QEVERIA E REGjatë fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi, ka theksuar se të dhënat për mjedisin janë të rëndësishme. “Pa të dhëna nuk mund të ketë progres dhe ne nuk mund te negociojmë realitetin por vetëm mund të korrigjojnë. Zhvillimi i qëndrueshëm, jetesa e shëndetëshsme janë të rëndëishsme dhe mund të arrihen duke dhënë informacion dhe duke pastruar mjedisin, ajrin dhe jam i bindur se qeveria e re do ta bëjë këtë gjë dhe unë besoj të ministri Koka”, deklaroi Sequi.
“Në 7 vitet e fundit janë dhënë 140 milionë euro për mjedisin nga BE. Ne duam që Shqipëria të jetë një vend më i mirë dhe BE do që Shqipëria të jetë një vend më i mirë për shqiptarët dhe ky është projekti që po prezantojmë sot”, tha në fund të fjalës së tij, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.2%
-
Vendos filtra
16.6%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 8120
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Botërori 2026/ Nga shorti i grupeve, kualifikueset dhe si do të funksionojë faza play-off! Kombëtarja në vazon e tretë
24 Nëntor, 22:56
-
Lezhë/ Përplasen 'kokë më kokë' dy veturat, plagosen në aksident 2 shoferët dhe pasagjeri (VIDEO)
24 Nëntor, 22:42
-
GOLAT/ Napoli mposht Romën dhe rigjen kreun e Serie A! Alen Sherri merr vendin e titullarit, Lazio pesë fitore radhazi
24 Nëntor, 22:39
-
Zgjedhjet presidenciale në Rumani/ Sondazhet nxjerrin në avantazh kandidatin pro-evropian
24 Nëntor, 22:32
-
Durrës/ Aksident në hyrje të autostradës, vetura ‘Seat’ del me shpejtësi nga rruga dhe bie në kanalin e ujërave të zeza! Shpëtojnë 3 të rinjtë (VIDEO)
24 Nëntor, 22:29
-
Sulmi seksual, Conor McGregor gjobitet nga gjykata me shumën e majme
24 Nëntor, 22:28
-
VIDEO/ Në fushë pa Canin, ekipi i Dinamos dhe trajneri emocionojnë me dedikimin për Martinin e vrarë me thikë në zemër
24 Nëntor, 22:19
-
Itali/ Bënin namin me vjedhje në zonën e Udinezes, arrestohen 2 ‘skifterët’ shqiptarë! Sistemi i alarmit i tradhtoi (EMRAT)
24 Nëntor, 22:18
-
Legjionarët/ Bitri dhe Shpendi gjejnë golat, Gripshi fiton Kupën! Myrto Uzuni një gol larg historisë, Manaj rikthehet në fushë
24 Nëntor, 21:56
-
Televizioni publik izraelit: Marrëveshja për armëpushim në Liban është arritur
24 Nëntor, 21:56
-
Rrëfehet nga spitali shoku i Martin Canit: Mario më gjuajti me thikë 6 herë, donte të më godiste në zemër! Një burrë më ngriti peshë
24 Nëntor, 21:52
-
Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura
24 Nëntor, 21:21