Serbët e Veriut legalizojnë
objektet në Prishtinë

Serbët e Veriut legalizojnë <br />objektet në Prishtinë
BEOGRAD – “Janë dyfytyrësh liderët e serbëve të Kosovës, të cilët legalizojnë objekte në institucionet e Prishtinës e flasin se si Marrëveshja e Brukselit është e keqe për serbët”, thotë Rangjël Nojkiç.

Kryetari i Këshillit të SPO –së (Lëvizja serbe për ripërtëritje) në Kosovë, Rangjel Nojkiç ka thënë se është dyfytyrësi që në veri ka aq shumë objekte të reja, të ngritura dhe që të gjitha ato janë legalizuar dhe kanë marrë leje nga autoritetet në Prishtinë, të cilat gjoja nuk njihen.

"Shumë objekte shtetërore të Republikës së Serbisë janë legalizuar, privatizuar, përmes agjencive, jo në Beograd, por në Prishtinë. Këto përfitime që kanë serbët në jug, njësoj po i shfrytëzojnë edhe serbët nga veriu. "Njerëzit nga Veriu janë përpjekur të manipulojnë me njerëz nga jugu. Tani serbët e jugut pyesin ç’diploma do të kenë serbët nga veriu dhe nga jugu i Ibrit? Nëse marrin përgjigje të kënaqshme, natyrisht që nuk do të përkrahin atë që kërkojnë serbët nga veriu", konsideron Nojkiç.

"Nuk i pengon Marrëveshja e Brukselit as serbët e Veriut, edhe pse ata flasin e ngrenë pluhur. Atje të gjithë serbët marrin pensione të Kosovës ... dhe unë nuk i kritikoja ata njerëz. Unë kritikoj dyfytyrësinë dhe përpjekjen për manipulim“, thotë Nojkiç.

(ma/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari