Serbët këmbëngulin, Kosova kërkon përkrahje ndërkombëtare
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë ka deklaruar se përpjekjet e Beogradit për të organizuar zgjedhje në Kosovë do të dështojnë. Do të përdoret e gjithë forca kushtetuese e ligjore që Serbia të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit.
Kryeministri Hashim Thaçi gjatë mbledhjes së djeshme të Qeverisë ka deklaruar se përpjekjet e Beogradit për të organizuar zgjedhje në Kosovë do të dështojnë.
Sipas tij, pretendimet për organizimin e zgjedhjeve vlerësohen si agresion i Serbisë në Republikën e Kosovës. Ai ka thënë se do të përdoret e gjithë forca kushtetuese e ligjore që Serbia të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të vendit, - ka deklaruar në mes tjerash kryeministri.
Por, nga ana tjetër Beogradi këmbëngul në mbajtjen e zgjedhjeve në Kosovë. Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, i tha RTK-së se Beogradi nuk ka hequr dorë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Në të njejtën ditë për në Itali ka udhëtuar Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj i cili gjatë takimit me homologun e tij italian, Gjulio Terci, kanë diskutuar, ndër të tjera, për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.
Ata janë pajtuar se duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës.
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga homologu i tij në Romë që qeveria italiane ta kundërshtojë mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë. Ndërsa shefi i diplomacisë italiane ka kërkuar respektimin e sovranitetit të Kosovës kur bëhet fjalë për zgjedhje lokale.
/rg/shqiptarja.com/
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.1%
-
E gabuar
40.8%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5256
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15