Serbët lavdërojnë Fatos Lubonjën
për kritikat e tij ndaj UÇK-së
Gati të gjithë komentuesit në këtë artikull e kanë “lavdëruar” Lubonjën, duke shkruar se “ai e ka mirë” dhe se “shqiptarët e Kosovës më mirë do të kishin jetuar me Serbinë sesa të udhëhequr nga komandantët e UÇK-së”.
BEOGRAD - Lubonja merr lëvdata në Serbi! Komentet e analistit dhe shkrimtarit nga Shqipëria, Fatos Lubonja se "lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së janë vrasës” dhe se “elita politike në Shqipëri dhe Kosovë kanë mbyllur sytë para krimeve të UÇK-së”, kanë zënë vend në shumicën e mediave të Serbisë.
Radio Televizioni publik i Serbisë në portalin e Rts.rs i ka dhënë hapësirë të rëndësishme Lubonjës, duke cituar atë që ai ka thënë. “Në artikullin e botuar në numrin e muajit maj të revistës “Sudosteuropa”, Lubonja ka shkruar për mosreagimin e autoriteteve shqiptare pas lirimit nga Haga të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Lubonja ka theksuar se "megjithëse kishte dëshmi të mjaftueshme, Haradinaj është liruar. Sipas tij, dëshmitë ishin të vërteta”, shkruan Rts.
Më pas, në këtë artikull, Rts thekson se këto komente te Lubonjës kanë ngjallur reagime të shumta në Kosovë, dhe citon deklaratën e Haradinajt, "se do ta padisë atë".
Po ashtu, aty citohen edhe deklaratat e zëdhënësit të AAK-së, Ernest Luma, i cili Lubonjën e quan “bir kurve”, pastaj mospajtimet që shfaqën ministrat Vlora Çitaku e Memli Krasniqi etj.
Gati të gjithë komentuesit në këtë artikull e kanë “lavdëruar” Lubonjën, duke shkruar se “ai e ka mirë” dhe se “shqiptarët e Kosovës më mirë do të kishin jetuar me Serbinë sesa të udhëhequr nga komandantët e UÇK-së”.
Sipas mediave vendore, komentuesit, të gjithë serbë, e kanë çuar në “qiellin e shtatë” Lubonjën për “heroizmin dhe sinqeritetin e tij”.
Marrë nga 'Zëri"Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4374
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Jakin Marena: Berisha ‘hyn’ në krevatin e ‘tradhëtarëve’, Bardhi rebelohet me leje
15 Janar, 20:20
-
Hamas: Marrëveshja me Izraelin erdhi si rezultat i qëndresës palestineze
15 Janar, 20:18
-
E ndarë në tre faza, ja çfarë parashikon marrëveshja Izrael-Hamas për armëpushimin dhe lirimin e pengjeve?
15 Janar, 20:09
-
Shkatërrimi i kartelit italo-shqiptar të narkotrafikut nga Kolumbia, si dhëndri i ‘Diabolik’ bënte pazare me shqiptarët, zbërthehen mesazhet në Sky Ecc
15 Janar, 20:08
-
Komandohet drejtuesja, për herë të parë PD e Shkodrës do drejtohet nga një grua
15 Janar, 19:55
-
Vrasja e biznesmenit Bujar Nasufi tek 'Pallati me Shigjeta', drejtori i Policisë Tiranë: Janë mbledhur prova shkencore dhe kompjuterike, do t'i shërbejnë hetimit
15 Janar, 19:48
-
Marrëdhëniet Greqi -Shqipëri, avokati Islami: Kanë bërë masakra në vendin tonë, Beleri në PE ishte goditje! Sekretari i OMONIA-s: Jemi urë komunikimi mes vendeve
15 Janar, 19:31
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Partizani/ Kushtetuesja rrëzon pretendimet e Malltezit për proces të parregullt ligjor: Arresti në shtëpi, pas dyshimeve të arsyeshme për përfshirjen e tij në aferë
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29