Serbët në veri, të pakënaqur me Daçiçin

Serbët në veri, të pakënaqur me Daçiçin
Këshilltarë të Kuvendit Komunal në veri të Mitrovicës, të shpallur si strukturë paralele ilegale nga Qeveria e Kosovës, kanë kërkuar të mërkurën nga ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq që xhandarmeria serbe të mos vazhdojë të bllokojë rrugët alternative në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës.

Ata në takimin e tyre kanë vlerësuar se gjendja e sigurisë është gjithnjë e më e komplikuar dhe kërcënon përleshje të qytetarëve serbë me përfaqësues të Bashkësisë Ndërkombëtare, por edhe me shqiptarë.

Kryetari ilegal në veri të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq, ka akuzuar EULEX-in se me automjetet e tyre po i bartë policët dhe doganierët e Kosovës në pikat kufitare në veri.

“Kemi një situatë ku serbët sërish kërcënohen nëse dalin në zgjedhje, sepse sipas Bajram Rexhepit dhe planit të tij operativ, shqiptarët do të kenë të drejtën të shtinë me armë dhe të vrasin serbë”, ka thënë Pantiq.

Ai ka thënë para këshilltarëve se të gjitha stacionet policore në veri posedojnë planin operativ dhe se ai vetë e ka parë një plan të tillë.

Ndërkaq, këshilltari nga Partia Demokratike serbe (DSS) Marko Jakshiq, ka akuzuar ministrin Daçiq për tradhti nacionale. “Është turp dhe tradhti nacionale që ministri serb, Ivica Daçiq të urdhërojë bllokimin e rrugëve të cilat popullata e këtushme i ka përdorur gjatë gjithë dimrit dhe me të vetmen arsye që Serbia të fitojë statusin e kandidatit”, ka thënë Jakshiq.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit