Serbët provokuan me tre gishta
Karaxhic i befasuar me Ramën

Serbët provokuan me tre gishta<br />Karaxhic i befasuar me Ramën
Festimi i golave nga serbët në ndeshjen e fituar në Elbasan përballë Shqipërisë ka ndezuar shumë debate, pasi Kolarov ngriti tre gishtat për të festuar pas golit të parë, po ashtu edhe Tosic, simbol që përdornin edhe çetnikët serbë në luftën e Kosovës.

Pas festës së serbëve kanë reaguar mediat turke, nisur nga protesta e tifozëve të Beshiktashit në rrjetet sociale. “Tre gishtat serbë” konsiderohen një provokim nga shqiptarët, boshnjakë dhe kroatët, pasi simboli ka qenë gjerësisht i përdorur nga çetnikët që kryen masakrat në këto vende (Srebrenicë). Ndërsa edhe në Kroaci shumë civilëve serbë, gjatë luftës iu prenë tre gishtat.

Në vitet e fundit ky simbol ka marrë ngjyrime të forta nacionaliste, pasi u përdor në masë nga forcat paramilitare serbe në luftë. Përshëndetja shkon përtej besimit fetar dhe është e njohur shprehja serbe se “Nuk ka kryq pa tre gishtat” (Nema krsta bez tri prsta). Simbolika serbe me tre gishta u rikthye në përdorim masiv në prag të luftërave të Jugosllavisë në 1988. Atëherë serbët nisën ta përdorin si një simbol kundër shqiptarëve, kroatëve dhe sllovenëve.

Ndërsa Presidenti i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karadzic ka lavdëruar Kryeministrinë e Shqipërisë, Edi Rama. Ai theksoi se Rama e pranoi humbjen dhe i uroi ata pas ndeshjes. “Rama është i mrekullueshëm, zotëri. Kërkoi të fotografohej me mua pas pjesës së parë. Na uroi pas ndeshjes, ka thënë se kështu është futbolli, në mënyrë stoike i pranoi të gjitha”, deklaroi Karadzic para gazetarëve në Elbasan.Edi Rama takoi lojtarët serbë në dhomat e zhveshjes, pas pjesës së parë të ndeshjes.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015

Operacioni i SPAK, arrestohet Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, i rrëmbyer dhe zhdukur në 2015