Në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, serbët e veriut sot kanë ndaluar një kolonë të automjeteve të EULEX-it, e cila ishte nisur drejt pikë kalimit kufitar në Jarinë. Menjëherë kanë reaguar ushtarët bullgarë të KFOR-it, të cilët kanë vendosur në pikë kontrolli në hyrje të fshatit Zitkovac, transmetojnë mediat serbe.
Serbët e kishin mbyllur rrugën me drunj, duke pamundësuar kalimin e automjeteve të EULEX-it. 
Ushtarët bullgarë të KFOR-it në pikën kufitare në fshatin Zitkovac kontrollojnë automjetet, prandaj në dy drejtimet e rrugës janë krijuar kolona të gjata automjetesh. Edhe në Jagnenicë KFOR-i ka vendosur një pikë kontrolli, kështu që rruga Zubin Potok - Zvecan –Mitrovicë është e bllokuar. 
/rg/shqiptarja.com