Momente emocionuese në edicionin informativ të RTK-së, kur prezantuesja Vlora Fetoshi nuk arriti t’i mbajë lotët teksa po lexonte lajmin për përkujtimin e Masakrës së Reçakut ku forcat serbe i vranë babain.

Gjatë transmetimit live, zëri i saj u drodh nga dhimbja dhe kujtimi personal që lidhej me atë ngjarje, pasi babai i saj u vra në masakrën e Krushës nga forcat policore dhe ushtarake serbe.

Masakra e Reçakut mbetet një nga krimet e dokumentuara të luftës së Kosovës dhe një simbol i vuajtjes së civilëve shqiptarë.