Ora 22:05 Serbia notë protestë Shqipërisë
Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Ilir Bockit notë protestë pas incidentit ku u sulmua ekipi kombëtar serb në Tiranë. Pak minuta pas ngjarjes së shënuar në kryeqytetin tonë, ku autobusi me të cilin po udhëtonte ekipi serb u qëllua me gur, Serbia ka shprehur zyrtarisht rezervat e saj.
“Pavarësisht fakti se kjo është një ndeshje me resk të lartë, incidenti dëshmon neglizhencë serioze të shërbimeve kompetente në Shqipëri për organizimin e ndeshjes së futbollit”, thuhet në komunikatë, ku gjithashtu kërkohet zbulimi dhe ndëshkimi i organizatorëve të këtij incidenti.
Ora 21:30 Federata serbe informon UEFA-n
zëdhënësi i federatës serbe të futbollit, Aleksandër Boskoviç duke folur për incidentin ka deklaruar se autobusi u qëllua me dy gurë në pjesën e xhamit pas shoferit, por pa e thyer atë. “Gjatë rrugës për në hotel na sulmuan. Falë policisë tonë shkuam të qetë në hotel. Jemi të befasuar nga ajo që ndodhi”, tha ai. Boskoviç bëri të ditur se për këtë incident, federata serbe ka informuar dhe UEFA-n.
Ora 20:55 Policia: Autobusi u qëllua me gurë
Mediet serbe raportojnë për një incident gjatë transportimit të lojtarëve të kombëtares serbe nga aeroporti i Rinasit drejt hotelit ku do të qëndrojnë në Tiranë.
Agjencia e lajmeve “Tanjug” raporton se autobusi është qëlluar me gurë dhe si pasojë është thyer dhe xhami.
Zv.presidenti i federatës serbe të futbollit, Savo Miloseviç e cilësoi incidentin si “tronditës”. Duke folur për “Tanjung”, ai thotë se autobusi i shoqëruar nga policia serbe arriti i sigurt në hotel.
Sulmi është dënuar dhe nga ministrja e Rinisë dhe Sportit, Vanja Udoviçiç. “Dënojmë fort vandalizmin dhe huliganizmin e mbështetësve shqiptarë në Tiranë. Fatmirësisht nuk pati pasoja”, tha Udoviçiç.
“Pres që autoritetet shqiptare të nivelit më të lartë të marrin të gjitha masat për të siguruar një lojë të sigurt.”
Incidenti është konfirmuar edhe nga Policia e Tiranës, e cila bën me dije se, “në momentin e mbërritjes përpara hotelit është vënë re se nga krahu i drejtuesit të autobusit kishte një plasaritje, e cila dyshohet se mund të jetë gjuajtur në një distancë të largët me gurë.”
( Video momenti kur autobusi qëllohet me gurë )
Reagimi i Policisë së Tiranës
Policia e Tiranës bën me dije se qe nga momenti i zbritjes se lojtareve ne aeroportin e Rinasit deri ne mberritjen e delegacionit ne Hotelin ku jane akomoduar nuk eshte konstatuar asnje problem. Ne momentin e mberritjes perpara hotelit eshte vene re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure. Policia po punon per verifikimin e te gjitha rrethanave dhe zbuluar autoresine dhe vendosjen perpara pergjegjesise personin qe ka kryer kete veprim.
Ora 20:20 Kapiteni serb: Nuk presim të na duartrokisni
I pranishëm në konferencë ka qenë edhe kapiteni i Serbisë, Ivanovic i cili shprehet se “Kjo ndeshje e kalon pak kuadrin e sportit por ne kemi ardhur të fokusuar tek ndeshja.
De Biasi si italian e përgatit mirë situatën psikologjike. Ne nuk jemi dyfish më të fortë se të tjerët.
Se sa të fortë jemi këtë duhet ta tregojmë në fushe.
Nga ndeshja e Beogradit do doja të dilnim në fitimtar por kjo nuk ndodhi.
Shpresojmë të fitojmë këtë ndeshje. Nga tifozët nuk presim të na duartrokasin”tha ai.
Ndërsa përsa i përket incidentit deklaron se "Gjatë rrugës kishte një pirg me gurë, njëri prej tyre ishte më i madh. Fatmirësisht nuk ishte një incident i rëndë. E dimë që kjo ndeshje tejkalon sportin, por ne duam vetëm futbollin dhe do të përpiqemi me çdo mënyrë ta fitojmë këtë ndeshje".
Ora 20:10 Radovan Curcic: S’ka presion, Shqipëria e fortë
Pas konfirmimit të incidentit me autobusin trajneri Radovan Curcic u ndal te ndeshja duke vlerësuar punën e trajnerit De Biasi dhe ecurinë e Shqipërisë në eliminatore.
“Do përqendrohemi vetëm tek ndeshja.
Lojtarët janë të motivuar psikologjikisht për këtë ndeshje.
Shqipëria është e fortë dhe nuk është kot aty ku është.
Ne kemi një ekip te ri dhe po ndërtojmë një kombëtare nga fillimi.
Nuk jam në presion dhe nuk besoj se kjo ndeshje është vendimtare për të ardhmen time”tha ai.
Ora 20:00 Zyrtari serb: U qëlluam, njoftuam UEFA-m
Pas mbërritjes në Tiranë delegacioni serb ka dalë në konferencë shtypi.
Një nga përfaqësuesit e delegacionit të kombëtares së Serbisë që udhëtoi me ekipin nga Rinasi në qendër u shpreh se gjatë rrugës janë qëlluar me gurë.
“Autobusi u qëllua me gurë, teksa po udhëtonin nga aeroporti në Hotel. Policia ndërhyri menjëhrë dhe fatmirësisht nuk pati incidente. Për incidentin që u shkaktua kemi njoftuar edhe UEFA-n”deklaroi ai.
Ora 19:28 Mediat botërore, sytë nga Shqipëria
Në tribunën e shtypit të “Elbasan Arenës” si kurrë më parë në ndonjë stadium shqiptar do të jenë përfaqësues të mediave më të njohura të planetit.
Sic konfirmon zyra e marrëdhënieve për shtyp në Federatën Shqiptare të Futbollit, në tribunën e mediave do të jenë gazetarët e CNN, BBC, Sky, Daily Mail, NY Times e të tjerë dhe padyshim ata të gazetave më të rëndësishme sportive si Gazzetta Dello Sport, L’Equipe apo Marca në Spanjë.
Interesimi i jashtëzakonshëm padyshim që ka të bëjë me historinë mes dy vendeve por mbi të gjitha me ato që ndodhën një vit më parë në Beograd, me mediat globale që janë të interesuara të bëjnë dhe krahasimin me mënyrën se si u sollën tifozët serbë në 14 Tetor dhe atë që do të shohin e përjetojnë në Elbasan Arena.
Ora 19:25 policia mohon: Autobusi serb nuk u qëllua me gurë
Pas pretendimit të serbëve se autobusi i tyre është qëlluar me gurë teksa po lëvizte nga Rinasi në drejtim të hotelit ku janë akomoduar ka reaguar policia e shtetit duke përgënjeshtruar lajmin.
“Nuk është e vërtetë që autobusi i ekipit serb është qëlluar me gurë, siguria ka qenë maksimale dhe nuk ka pasur asnjë incident”.
Ora 19:20 Serbët: Na qëlluan autobusin me gurë në Tiranë
Mediat serbe citojnë zv. presidentin e federatës i cili ka thënë se autobusi që ka transportuar lojtarët nga Rinasi në hotelin ku janë akomoduar është qëlluar me gurë gjatë rrugës.
Megjithatë shprehet ai nuk incidenti nuk ka asnjë të lënduar dhe të gjithë janë në gjendje të mirë.
(Foto e publikuar në internet e autobusit)
Pala shqiptare ka marrë masa ekstreme për mbarëvajtjen e ndeshjes, por sipas serbëve ka pasur një incident.
Ora 19:15 Delegacioni dhe kombëtarja serbe mbërrijnë në kryeqytet
(Autobusi me ekipin serb duke kaluar ne sheshin Shqiponja. Foto A.Cakshiri/Shqiptarja.com)
Ora 19:00 Shqipëri-Serbi, SHBA: Tregohuni vigjilentë
Ambasada e SHBA në Tiranë informon qytetarët amerikanë që të tregohen të kujdesshëm ditën e enjte kur
skuadra kombëtare shqiptare e futbollit do të presë Serbinë në Elbasan në një ndeshje kualifikuese Euro
2016.
“Autoritetet shqiptare presin turma të mëdha në ndeshje dhe në zonat publike kudo në Shqipëri, duke përfshirë Sheshin Nënë Tereza në Tiranë. Do të ketë mbyllje të kufizuara të akseve rrugore në qendër të Tiranës dhe trafiku do të jetë i rënduar në autostradën midis Tiranës dhe Elbasanit.
Edhe pse autoritetet shqiptare do të marrin masa parandaluese për të siguruar rendin publik, u kujtojmë qytetarëve amerikanë se ngjarje publike mund të bëhen ndonjëherë të çrregullta.
Nëse ju vendosni për të marrë pjesë në ndeshje ose në një shesh publik, ju duhet të jeni të vetëdijshëm për
vendbanimin tuaj, të mbani një nivel të lartë të vigjilencës, dhe të keni një plan për mënyrën se si të largoheni nga zona shpejt, por në mënyrë të rregullt, nëse do të lindë nevoja”, thuhet në mesazhin e sigurisë të ambasadës amerikane.
Ora 18:30 Cana: I gjithë populli pret fitoren
Duke e përmendur asnjëherë gjatë konferencës së shtypit fjalën Serbi, por vetëm kundërshtar, kapiteni Lorik Cana shprehet se “i gjithë populli pret fitoren ndaj kundërshtarit nesër.
Ndeshja është shumë e rëndësishme, pasi luhen fatet e kualifikimit.
Të gjithë jemi gati dhe të motivuar për të fituar, besoj që një gjë të tillë do ta arrijmë edhe me mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit, por më shumë... do flasim nesër” përfundoi ai.
Ora 18:15 De Biasi: Stop historisë kur të futemi në fushë
Trajneri i kombëtares shqiptare ka folur për herë të fundit para ndeshjes me Serbinë në media duke u shprehur se në fushë duhet të harrojmë inatet e vjetra historike, pasi mund të na dëmtojnë.
“Ekipi është gati për ndeshjen përballë Serbisë, të gjithë lojtarët janë në gjendje shumë të mirë.
Serbia është një ekipi i fortë, por ne kemi ardhur deri këtu me meritë të plotë dhe do të zbresim në fushë për të fituar ndeshjen që mund të na sigurojë edhe kualifikimin direkt në Francë 2016.
Tensioni para Serbisë është normal si në cdo ndeshje tjetër, por në fushë s’duhet të shpërqendrohemi nga historia”tha ai.
Ndërsa përsa i përket formacionit të parë nuk dha detaje duke mbajtur të fshehtë gjithçka deri në minutat e fundit kur ekipi do të zbresë në fushë. “I kam idetë e qarta, lojtarët të gatshëm” tha ai.
Ndërsa vlerësoi rikthimin e Mehës që sipas tij “Është një lojtar i rëndësishëm, shënon nga cdo pozicion” përfundoi tekniku.
Ora 17:50 Ekipi serb mberrin ne aeroportin e Rinasit
Ora 17:00 Ekipi serb niset drejt Shqipërisë
Matiç: Atmosfera në Elbasan na motivon
Mbrojtësi serb Nemanja Matiç tha se ishte gati për të luajtur nesër në përballjen me Shqipërinë në Elbasan.
"Unë jam gati, jam stërvitur sot me intensitet maksimal dhe do luaj i sigurt. Sa për atmosferën që na pret, ne e dimë se do të jetë një stadium i mbushur plotë me tifozët shqiptarë do të jetë një motivim më shumë ëer ne”, tha Matiç para nisjes në Tiranë.
Matic shtoi se Shqipëria ka një ekip të mirë, por se ai pritet që Serbia të tregojë të gjithë kualitetin e saj në terren.
Ora 17:30 "Blindohet" Sheratoni
Blindohet “Sheratoni”, hoteli ku do akomodohet kombëtarja e Futbollit të Serbisë. Forca te shumta policie kanë marrë në ruajtje të gjithë ambientin e këtij hoteli, ndërkohë me urdhër të policisë janë mbyllur të gjitha bizneset e brendshme në hotel.
Ora 16: 45 Mirkov: Shqiptarët prishën marrëveshjen
Komisioneri i Sigurisë Serbe të Futbollit Milivoj Mirkov thotë se pala shqiptare ka prishur marrëveshjen për të cilën ish rënë dakord paraprakisht. Bëhet fjalë për akomodimin e kombëtares serbe në hotel Sheraton dhe që sipas tij kanë ndodhur ndryshime në moment të fundit. Pak minuta para se të niseshin nga aeroporti i i Beogradit, Mirkov tha se marrëveshja që në katin ku do qëndrojë ekipi serb të mos kishte askënd tjetër është prishur. Ai tha se ka marrë një telefonatë nga pala shqiptare ku i është thënë se na katin e rezervuar nga kombëtarja serbe do të qëndrojë edhe një shtetas amerikan.
“Kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, deri kur morëm telefonatën para se të niseshim se kishin ndryshuar disa gjëra që diskutuam. Edhe pse ramë dakord që në katin e hotelit ku do të qëndrojmë do të jemi vetëm ne, ata na thanë se do të lejojnë edhe një qytetar amerikan. Do ta zgjidhim këtë gjë në vend”, tha Milivoj Mirkov, komisioneri i Sigurisë serbe të futbollit.