PRISHTINË - Serbët e veriut do të bllokojnë sot rrugën Mitrovicë-Leposaviq, duke protestuar kundër privatizimit të paralajmëruar të Trepçës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.
Sipas këtyre burimeve, ata do të mblidhen nga ora 9:00 deri në ora 10:00 në fshatin Rudarë të komunës së Zveqanit, ndërsa protesta është paralajmëruar të jetë e qetë.
Mësohet se organizatore e kësaj proteste është sindikata e punëtorëve të Trepçës në veri, ndërsa përveç punëtorëve të këtij kombinati, janë ftuar edhe punëtorët e të gjitha institucioneve shoqërore në veri, në mënyrë që numri i protestuesve të jetë sa më i madh. /atsh/
/Shqiptarja.com