Serbi, Haxhinasto për A1 REPORT:
Takimi Rama-Vuçiç, pa asnjë tension

Serbi, Haxhinasto për A1 REPORT:<br />Takimi Rama-Vuçiç, pa asnjë tension
SERBI -  Takimi i dytë në Serbi mes kryeministri Rama dhe Vuçiç nuk kishte asnjë tension. Kështu shprehet në një lidhje telefonike për televizionin A1 REPORT ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, i cili është pjesë e delegacionit shqiptar në Samitin ekonomik Kinë-Ballkan që mbahet në Beograd.
 
Haxhinasto tha se takimi bilateral mes krerëve të qeverive të dy vendeve, vendosi një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit Serbi-Shqipëri.
 
Kemi pasur dhe një axhendë bilaterale, kryeministri Rama takoi kryeministrin e Kinës, ku u definua më tej kjo platformë bashkëpunimi. Ishte një takim shumë cilësor dhe vendos një hap tjetër të rëndësishëm në bashkëpunimin mes dy vendeve, mes dy kryeministrave, me një axhendë të qartë që shkon drejt një bashkëpunimi më të ngushtë, më konkret, sigurisht në funksion edhe të axhendës evropiane që kanë dy vendet tona. Nuk kam vënë re asnjë shenjë tensioni, përkundrazi kam parë qartë një vullnet të përbashkët për të çuar përpara. Si drejt bashkëpunimit dy palësh si drejt atij më të gjerë në rajon,dhe rrugës që kanë vendet tona për në BE. Do të thoja që efektet e tij dhe dimensionet e tij shkojnë përtej efektit dypalësh”, u shpreh Haxhinasto për A1 REPORT.

Ne intervistën telefonike nga Beogradi, Haxhinasto zbardh dhe marrëveshjen e firmosur me kinezët për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, marrëveshje e cila trazoi ujërat e demokratëve që thonë se marrëveshja është firmosur prej tyre që në vitin 2013. Haxhiansto sqaron se qeveria shqiptare është në zgjidhjen përfundimtare të marrëveshjes kur kane mbetur siç tha ai vetëm procedurat me kompaninë. 

Marrëveshja e mirëkuptimit në Tiranë nga guvernatori i “Exim Bank” të Kinës, zhvillim i ri cilësor i cili e ka vendosur projektin e Rrugës së Arbrit në zgjidhje përfundimtare mbeten vetëm procedurat me kompaninë. Është një zhvillim i rëndësishëm, cilësor dhe jemi në hapat e fundit të konkludimit konkret të gjithë procedurës që kjo kompani të vazhdojë me realizimin konkret prej 27 kilometra të Rrugës së Arbrit”, tha Haxhinasto.

Ministri foli gjithashtu edhe për hapin tjetër konkret të bashkëpunimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, siç është firmosja e marrëveshjes që njeh lejet e drejtimit të lëshuara nga të dyja vendet.

“Sot është nënshkruar edhe një marrëveshje për njohjen e lejeve të lejeve të drejtimit me ministrin e Brendshëm të Serbisë, e cila do të krijojë lehtësi të tjera për të gjitha ata qytetarë që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet respektive duke ju njohur dokumenti që kanë të lëshuara nga të dyja vendet”, u shpreh në lidhjen telefonike për A1 REPORT, ministri  Haxhinasto.

rama vucic

Samiti midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore e Lindore për ministrin shqiptar të Transporteve shihet mjaft pozitiv sa i “takon një konsolidimi të mëtejshëm të funksionimit të fondit prej 10 miliardë dollarësh tashmë të ofruar nga qeveria kineze për këto vende, të mekanizmit që do përdoret për realizimin e projekteve përkatëse për secilin nga vendet apo të vendeve në grup. “Janë diskutuar fusha të reja bashkëpunimi në mënyrë të qartë dhe të fokusuar, ku energjia infrastruktura por edhe shkëmbimi i dijeve, arsimi kultura, kanë zënë vend të veçantë”, përfundoi Haxhinasto.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi

VIDEO/ Futet nga stoli dhe shkakton penallti, Kumbulla me Sassuolon në Serie B! Mirlind Daku tjetër gol në Rusi