Serbi/ Protesta masive në rrugët e Beogradit! Studentët kërkojnë drejtësi për viktimat në Novi Sad, fajësojnë Vuçiç për korrupsion

Serbi/ Protesta masive në rrugët e Beogradit! Studentët kërkojnë drejtësi për viktimat në Novi Sad, fajësojnë Vuçiç për korrupsion

Studentët protestë në Beograd, Serbi

Serbi-Mijëra protestues kundër qeverisë mbushën një ditë më parë (12 janar) rrrugët e Beogradit duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni në Novi Sad, aksident për të cilin fajësojnë autoritetet.

Protesta u organizua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin.

 Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serb në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm.

Studentët e universitetit shtetëror kanë pezulluar mësimet për javë të tëra duke kërkuar publikimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me rinovimin e stacionit të shembur, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës për fatkeqësinë.

Qeveria e koalicionit i mohon akuzat ndërsa Presidenti Vuçiç ka thanë se individët përgjegjës duhet të japin llogari.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë

Moti i keq/ Në Korçë 893 abonentë pa energji! Pala greke ndalon hyrjen e kamionave dhe autobuzëve në Kapshticë