Serbi-Mijëra protestues kundër qeverisë mbushën një ditë më parë (12 janar) rrrugët e Beogradit duke ndezur dritat e telefonave celularë dhe mbajtur 15 minuta heshtje në nderim të viktimave nga shembja e çatisë së një stacioni treni në Novi Sad, aksident për të cilin fajësojnë autoritetet.
Protesta u organizua nga studentët e universitetit shtetëror të kryeqytetit serb, të cilët kërkojnë daljen përpara drejtësisë të personave përgjegjës për aksidentin.
Ata fajësojnë Partinë Progresiste Serb në pushtet të Presidentit Aleksandar Vuçiç për korrupsion dhe nepotizëm.
Studentët e universitetit shtetëror kanë pezulluar mësimet për javë të tëra duke kërkuar publikimin e të gjitha dokumenteve që lidhen me rinovimin e stacionit të shembur, si dhe ndjekjen penale të zyrtarëve përgjegjës për fatkeqësinë.
Qeveria e koalicionit i mohon akuzat ndërsa Presidenti Vuçiç ka thanë se individët përgjegjës duhet të japin llogari.