SERBI- Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 408 persona, duke e cuar në 4873 raste numrin e të infektuarve në total.
Deri më tani në Serbi kanë ndërruar jetë 99 persoana për shkak të koronavirusit.
2880 persona të testuar gjatë 24 orëve të fundit për të bërë të mundur identifikimin e tyre.
Pashkët orthodokse po afrojnë, por Serbia ndodhet në një gjendje të jashtëzakonshme dhe besimtarët nuk do të munden t’I kryejnë ritet e tyre fetare.
Patriarku serb hedh dritë mbi dilemat dhe reflektimet në lidhje me festimin e Pashkëve nën trysninë e COVID-19, por përsëriti që duhet të respektohen këshillat e ekspertëve.
"Është e vështirë të mbash rendin kur masa e madhe e njerëzve vijnë në kisha. Por ne do të ishim në gjendje ta bënim këtë, duke pasur parasysh që njerëzit e kanë pranuar ftesën për t'u përmbajtur nga komunikimi, kështu që mund të mos ketë aq shumë adhurues.
Është krejtësisht e mundur për ta realizuar këtë për ta bërë distancën të mundshme dhe ata që janë në turmë duhet të qëndrojnë jashtë, siç është rasti me rusët dhe disa popuj të tjerë. Pra, të dy palët janë të kënaqura ", tha ai.