DUKAGJIN- Qindëra serbë të Dukagjinit të Kosovës, organizuan një protestë para godinës së qeverisë serbe gjatë ditës së premte. Ata protestuan për fjalët e kryeministrit turk Rexhep Taip Erdogan i cili tha se Kosova është Turqi dhe vendimin e vetë Kosovës për të ndaluar vizitat e zyrtarëve serbë.
Protestuesit erdhën me autobus dhe efilluan protestën gjatë punimve të qeverisë, duke mbajtur në duar flamurë Serb. Ata kërkuan shpjegime nga zv. Kryeministri Vuçiç dhe ministri Aleskandar Vulin.
Pak më vonë, Vulin duke iu adresuar protestuesve, tha se qeveria po diskutonte rreth deklaratës së kryeministrit turk. Ai tha se zv. Kryeministri do të dilte para tyre, në përfundim të punimeve dhe se do të takohëshin së shpejti në Graçanicë.
Por Vuçiç anulloi vizitën e tij në Graçanicë dhe Leposaviq, të programuara në datën 23 tetor pasi nuk dëshironte të pranonte kushtet e Prishtinës, sipas së cilave ai nuk mund të vizitonte provincën bashkë me ministrin Vulin.
Me gjithë marrëveshjen e arritur në Bruksel, sipas së cilës autoritetet kosovare duhet to siguronin lirinë e lëvizjes zyrtarëve serbë, Prishtina ndaloi vizitën e ministrit Vulin në datë 17. Kjo pasi ai vazhdimisht u bëri thirrje serbëve të mërrnin pjesë masivisht në zgjedhje dhe të votonin për Sprska, e cila gëzon mbështetjen e qeverisë serbe.
Por Vulin, gjithsesi e kreu vizitën e tij dhe prokurori i Dukagjinit kosovar lëshoi një fletë arresti për të. Ai gjithashtu hapi një hetim kundër ministrit serb me pretekstin se ky i fundit, hyri në Kosovë ilegalisht.
Redaksia Online
(Erin Dini/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com