BEOGRAD, 12 nëntor /ATSH-AFP/ - I kthyer sot në Beograd pasi u lirua përkohësisht nga Gjykata Penale Ndërkonbëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY), ultranacionalisti serb, Vojislav Sheshelj ka sulmuar drejtësinë ndërkombëtare dhe ka cilësuar presidentin dhe kryeministrin serb si tradhtarë dhe dezertorë.
Duke e cilësuar Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY) si "kafsha globale e plagosur", Sheshejl theksoi para gazetarëve dhe mbështetësve të tij duke iu drejtuar presidentit, Tomislav Nikoliç dhe kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç: "Gjykata Penale Ndërkombëtare është shprehur se lirimi im është i përkohshëm. Por ai do të jetë i përkohshëm deri në momentin që do të rrëzojmë nga pushteti Tomislav Nikoliçin dhe Aleksandar Vuçiçin, tradhëtarët dhe dezertorët serbë që kanë shitur nderin, kanë hequr dorë nga nacionalizmi serb dhe janë kthyer në shërbëtorë të Perëndimit".
I akuzuari për shumë krime lufte në rajonin e ish-Jugosllavisë si në Kroaci dhe Bosnje- Hercegovinë, Vojislav Sheshelj u kthye sot në Beograd.
Lirimi i përkoshëm i Shesheljit u miratua për shkak të shëndetit jo të mirë të tij./
/e.c/ a.jor.








