Serbia arreston gazetarin kosovar Bojan Bozhoviç

Serbia arreston gazetarin kosovar Bojan Bozhoviç
KOSOVE - Gazetari nga veriu i Kosovës, Bojan Bozhoviç që raportonte për televizionin Klan Kosova në Prishtinë, është arrestuar dhe rrahur nga policia serbe.
Ai veten e ka deklaruar shtetas të Kosovës, kurse autoriteteve të atjeshme u ka paraqitur një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, shkruan "Express"
Bozhoviç, i cili u bë i njohur me raportimet e tij në gjuhën shqipe për Klan Kosova, gjatë bllokadës së rrugëve verën e kaluar nga serbët në veri të Kosovës, në muajin prill të këtij viti është arrestuar nga policia e Serbisë. Ishte gazetari i vetëm që ka transmetuar live të gjitha trazirat në veri dhe ka dërguar edhe pamjet e atjeshme, kur gazetarët shqiptarë nuk kishin hapësirë dhe ndaloheshin të filmonin.

Por, Gazeta Express, bazuar në burimet e mediave serbe, duke u mbështetur në informacionet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kanë raportuar se atij i janë gjetur materiale pornografike me vajza të mitura dhe dyshohet dhe për pedofili.

Ndërkohë, gazeta “Express”, ka arritur të kontaktoj me të afërm të tij, kanë treguar se Bozhoviç është rrahur dhe keqtrajtuar nga policia serbe. Autoriteteve serbe, pas ndalimit të tij, Bozhoviç u është prezantuar si shtetas i Kosovës.

Megjithatë, keqtrajtimi ndaj tij dyshohet se është shtuar shumë kur ai ka prezantuar një dokument të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI). 

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni

Vuani nga rënia e flokëve? Ushqimet që duhet të konsumoni