Serbia do kompani të veçantë
energjetike në veri të Kosovës

BEOGRAD - Ministrja serbe e Energjetikës, Zorana Mihajloviç ka deklaruar sot se negociatat me Kosovën për energjetikën kanë mbetur aty ku kanë qenë para disa muajsh dhe se pala serbe ka mbaruar raundin e dhjetë të tyre, njofton televizioni serb B92, të cilit i referohet "Koha Ditore" në Kosovë.

"Në çdo bisedë delegacioni ynë ka pasur propozime shtesë”, ka thënë ajo, duke shtuar se "qëllimi është që të ekzistojë një kompani, që do të furnizonte dhe do të shpërndante energjinë elektrike në veri të Kosovës", duke shtuar edhe që problem i pazgjidhur mbetet çështja e Gazivodës.

"Kjo ende nuk është zgjidhur dhe kjo nuk është çështje e një ministri, por çështje e qeverisë dhe e kryeministrit”, ka thënë Mihajloviç.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën