Serbia e pranon se e ka humbur
betejën me Kosovën për UNESCO

Serbia e pranon se e ka humbur<br />betejën me Kosovën për UNESCO
PRISHTINË - Krerët shtetërorë të Kosovës që me vete kanë marrë edhe shumë zyrtarë me rastin e 70-vjetorit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

Por, kundërlobim të fuqishëm është duke bërë edhe Serbia, e cila ka kërkuar që Kosova mos të shpërblehet me anëtarësim në UNESCO. Megjithatë zyrtarë serbë e kanë pranuar se do ta kenë vështirë që ta ndalin anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, shkruan sot “Koha Ditore”.

Presidentja Jahjaga, kryeministri Mustafa e ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, janë prijësit e delegacionit prej 25 vetash, të cilët kanë udhëtuar për Nju-Jork.

Shefi i diplomacisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se janë fokusuar në promovimin e anëtarësimit të Kosovës në agjencitë e OKB-së dhe organizata ndërkombëtare./express.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari

Elbasan/ Përplasi me kamionçinë makinën ku udhëtonin 4 persona, në pranga 41-vjeçari