Serbia fillon fushatën elektorale në veri të Kosovës

Serbia fillon fushatën elektorale në veri të Kosovës
Policia e Kosovës dhe KFOR-i kanë urdhëruar gazetarët që të largohen nga ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, për shkak se siç u kanë thënë nuk mund të garantojnë siguri për ta. 
Ndërsa para pak minutash, rreth 20 te rinj serbë me flamuj të Partisë Përparimtare serbe, kanë qëndruar pranë urës së Ibrit, duke e provokuar situatën e tensionuar në këtë qytet. 

Të rinjtë serbë, kanë qëndruar pranë urësh për disa minuta në pjesën veriore të Mitrovicës. Shihen lëvizje makinash dhe njerëzish që bartin flamuj të Partisë së kriminelit Sheshel dhe simbole çetnike.
 
Polica e Kosovës dhe KFOR-i kanë shtuar numrin e pjesëtarëve të tyre pranë urës, por jo edhe policia e EULEX-it të cilët një ditë më parë bënë një spektakël të panevojshëm pranë urës, e cila sjellje ka irrituar një numër të madh të qytetarëve shqiptarë. 

Qytetarët akuzuan EULEX-in se nuk u ofron asnjëherë ndihmë kur u kërkohet, ndërsa pa ndonjë arsye alarmon gjendjen edhe ashtu të tensionuar.

Ndryshe, kryetari i Partisë Përparimtare serbe të Serbisë, Tomisllav Nikoliç, është duke zhvilluar një fushatë elektorale ilegale në sheshin “Shumadia” në veri të Mitrovicës. Besohet se Nikoliq, ka hyrë në Kosovë përmes rrugëve ilegale.

Në tubimin e sotëm kanë marrë pjesë qindra serb. Po ashtu në pjesën veriore janë vendosur pllakate të partisë së Nikolliqit. Ndërkohë, shumë serbë radikalë janë tubuar në mëngjes në pikëkalimin kufitar në Jarinjë të Leposaviqit ku kanë pritur liderin e tyre.

Nikoliq po zhvillon fushatë elektorale në kohën kur në veriun e Mitrovicës gjendja është tensionuar, pas vrasjes së Selver Haredinajt dhe plagosjes së tre fëmijëve të tij gjatë kohës sa ishin në gjumë, si dhe pas demolimit të pikës policore dje.

Fushata e Nikoliçit mbahet edhe pas deklaratave të udhëheqësve të Qeverisë së Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare, të cilat kanë deklaruar se mbajtja e zgjedhjeve serbe në Kosovë nuk do të lejohet.

/rg/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës