Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë vazhdon të cilësohet si me rrezik të madh nga mediat serbe.
 
 “Kurir” shkruan se kombëtarja serbe do të udhëtojë në Shqipëri me kuzhinierët e saj. Velimir Mitrovic do të jetë shefi i kuzhinës për përfaqësuesen dhe do të kontrollojë të gjitha ushqimet në hotelin e përfaqësueses në Tiranë.
 
Kuzhinieri serb sipas “Kurir” thuhet se është urdhëruar që të gjitha ushqimet t’i marrë nga Serbia për shkaqe sigurie.

Federata Serbe e Futbollit në Shqipëri do të marrë edhe një sasi të konsiderueshme uji.
 
“Ata nuk duan të ndodhë e njëjta skenë si me skuadrën e Luksemburgut gjatë një turneu të kohëve të fundit në Bjellorusi, kur në Minsk kanë pësuar helmim nga ushqimi”,­ shkruan “Kurir” për justifikim.
 
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Serbisë do të luhet më 8 tetor në orën 20:45 të mbrëmjes në stadiumin Elbasan Arena. Serbia do të mbërrijë në Tiranë një ditë para ndeshjes.




d.b/shqiptarja.com