BEOGRAD - Pala serbe në bisedimet teknike me Kosovën për energjinë kërkon, që Bashkësia (asociacioni) i komunave serbe në veri të ketë kompaninë, e cila do ta furnizojë pjesën veriore të Kosovës me energji elektrike.
 
“Çështja e furnizimit të pjesës veriore të Kosovës me energji ka mbetur e hapur. Ne dëshirojmë ta kemi kompaninë tonë, që do të merrej me furnizimin dhe distribuimin në pjesën veriore të Kosovës”, citon “Tanjug” ministren për Energjetikë, Zorane Mihailloviç.
 
Ajo theksoi se ka mbetur e hapur çështja e hidrocentralit Gazivoda (Ujmanit), meqë tri të katërtat e atij sistemi ndodhen në territorin e Serbisë. “Ne po insistojmë, që këtë sistem ta qeverisë Bashkësia e komunave serbe”, është shprehur ajo.
 
Sipas saj, bisedimet do të vazhdojnë më 7 e 8 korrik, në Bruksel. 

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)