Serbia: Kosova duhet të ndryshojë
30 ligje të kompetencave mbi Veriun

Serbia: Kosova duhet të ndryshojë<br />30 ligje të kompetencave mbi Veriun
BEOGRAD - Serbia këmbëngul, që në vend të institucioneve aktuale serbe në Kosovë të formohet menjëherë bashkësia konstituive e komunave serbe. Siç mëson gazeta “Veçernje novosti”, të cilës i referohet “Koha Ditore” po ashtu kërkohet, që Kosova të ndryshojë rreth 30 ligje në mënyrë që bashkësia e komunave serbe të marrë edhe kompetenca konkrete në pajtim me marrëveshjen.

Sipas propozimit serb, kjo zgjidhje kalimtare do të zgjasë deri në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Nga ana tjetër, Thaçi insiston që të shuhen të gjitha institucionet paralele serbe, ndërsa në vakuum deri në zgjedhjet lokale, Prishtina ta marrë “çatinë” institucionale edhe mbi veriun e Kosovës.

Në këto pozicione të martën kanë qenë edhe Daçiç edhe Thaçi, kur sërish u takuan në kabinetin e baroneshës Ashton në selinë e BE-së në të njëjtin vend, ku kishin arritur edhe marrëveshjen e 19 prillit.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm