KOSOVE-Lirohet me kusht nga gjykata e Vranjes ne Serbi, kreu i sindikatës së metalistëve të Kosovës, Hasan Abazi. Bëhet e ditur se familja e tij ka paguar një garanci pasurore prej 20 mijë eurosh.
"Babai im, Hasan Abazi është liruar pas pagesës së kaucionit prej 20.000 eurove që i kemi deponuar nga familja në gjykatën e Vranjes,” tha Haki Abazi, i biri i Hasanit.
Mediat kosovare bëjnë të ditur se Hasan Abazi ka kaluar kufirin serb dhe është rrugës për në shtëpi, ndërsa në orët e pasdites pritet që të ketë një konferencë shtypi ku të sqarohet gjithçka.
Abazi u arrestua nga policia kufitare në fund të marsit, pasi u akuzua për "krime kundër Kushtetutës dhe sigurisë së Republikës së Serbisë".
Arrestimi i tij u pasua me shumë reagime nga Organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të cilat akuzuan qeverinë e Serbisë për arrestimin e Abazit, duke e konsideruar atë arrestim politik, ndërsa kërkuan lirimin e tij.
Arrestimi vjen pak kohë pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje mbi lirinë e lëvizjes, që iu mundësonte shqiptarëve të Kosovës udhëtonin për në Serbi. Marrëveshja hyri në fuqi në dhjetor 2011, dhe ishte një nga parakushtet e BE-së për dhënien e statusit të kandidatit për Serbinë.
Në një njoftim të EULEX-it thuhet se kthimi i Hasan Abazit u ndihmua nga EULEX-i, dhe ai u transportua në Kosovë në një automjet të EULEX-it.
(jd/rg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com