Serbia ‘shokon’ Shqipërinë
shpresa e fundit në Armeni

Serbia ‘shokon’ Shqipërinë<br />shpresa e fundit në Armeni
Rikthehet makthi i minutave të fundit për Shqipërinë duke humbur përballë Serbisë në Elbasan 02- në shtesë me dy gola të shënuar nga Kolarov dhe Ljajic, ashtu sikur ndodhi edhe ndaj Portugalisë më 7 shtator.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje pozitive duke krijuar volum loje dhe raste të pastra për të shënuar, por finalizimi i saktë para portës mungoi për shkak të eksperiencës dhe fatit, që edhe këtë ndeshje nuk ishte me djemtë e italianit De Biasit.

Serbia u mbrojt duke pritur momentin e saj, që e shfrytëzoi në minutat shtesë, pikërisht në minutën e parë dhe të tretë për të shënuar dy herë.

Fillimisht ka qenë Kolarov që shënoi pas një aksioni të shpejtë, ndërsa golin e dytë e realizoi Ljajic në minutën e 3 shtesë, pasi rrëmbeu topin nga mbrojtja e tij duke u nisur me shpejtësi drejt portës shqiptare, ku përballë Berishës nuk e kishte të vështirë të shënonte me parabël.

Goli i dytë vendosi heshtjen totale në Elbasan, ndërsa serbët nisën festën edhe pse kanë dalë jashtë loje me kohë, pasi nuk kanë shpresa për kualifikim.

Ndërsa lajmi i vetëm i mirë për Shqipërinë është humbja e Danimarkës në Portugali 1-0, që do të thotë se nëse Shqipëria do të fitojë ndeshjen e së hënës në Armeni do të shkojë direkt në Francë, ndërsa barazimi i jep të drejtën danezëve për të festuar. 



Deklaratat pas ndeshjes

Radovan Curcic 
Trajneri i ekipit të Serbisë, Radovan Curcic ka falënderuar federatën shqiptare të futbollit për organizimin e ndeshjen në Elbasan, ndërsa ka deklaruar se golat nuk u festuan me mllef ndaj shqiptarëve. “Zhvilluam një ndeshje të mirë dhe besoj që e merituam fitoren përballë Shqipërisë.

Pritëm deri në fund duke shpresuar dhe besuar dhe në fund u shpërblyem duke shënuar dy herë. Golat nuk i festuam me mllef, por si cdo herë tjetër kur merr një fitore.

Dua të falënderoj federatën për organizimin e ndeshjes, pasi gjithçka shkoi në normalitet. Kjo ishte një fitore morali për Serbinë, pasi këtë edicion nuk kemi shanse që të kualifikohemi, por po ndërtojmë një grup të mirë për eliminatoret e Rusisë më 2018”deklaroi ai.

De Biasi
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi pas ndeshjes ka thënë se lojtarët bënë gabime në minutat e fundit duke pësuar dy gola që shumë lehtë mund t’i kishin evituar, duke mos u hapur shumë.

“Kemi bërë një ndeshje teknikisht shumë të mirë, por bëmë gabime pasi më duket sikur ekipi u tërheq nga publiku. Duhet të merrnim një pikë këtu, por sërish pësuam gol në minutat e fundit, ashtu si ndaj Portugalisë. Mua më pëlqen që lojtarët kanë një zemër të madhe, por në momente të caktuara duhet të përdorim logjikën”, ka thënë De Biasi pas ndeshjes. Shqipëria ka humbur për herë të dytë në të njëjtën mënyrë në Elbasan në minutat e fundit.

de biasi

Lorik Cana
Kapiteni Lorik Cana ka qenë i pari që ka marrë përgjegjësinë për humbjen e pësuar ndaj Serbisë. “Është hera e dytë që pas ndeshjes me Portugalinë që pësojmë golin në fund, nuk duhet të zhvendoseshim shumë përpara. Ekipi tregoi një dëshirë të jashtëzakonshme për të fituar lojën dhe kjo na penalizoi shumë në minutat e fundit.

Duhet të kishim mjaftuar 0-0, që do të na conte me dy rezultate në Armeni. Marr përgjegjësinë  për humbjen duhet të isha më këmbëngulës që t’i mbaja afër vetes dhe të mos i kisha lënë të dilnin në sulm. Nuk këmbëngulëm mjaftueshëm që të mos rrezikonim. Pas tre ditësh e kemi në dorë vetë fatin tonë
”, deklaroi Cana.
 
Ivanoviç: E kishim lojën nën  kontroll, 3 pikë të kthesës
Kapiteni i Serbisë, Ivanovic pas ndeshjes deklaroi se fitorja erdhi si pasojë e këmbënguljes dhe karakterit të fortë të treguar në fushë. “Në fakt ishte një ndeshje shumë e vështirë për të dyja ekipet. Ne e kontrolluam për 90 minuta lojën. Treguam karakter dhe në fund shënuam 2 gola duke arritur një fitore të madhe.

Atmosfera ishte shumë e zjarrtë dhe ne e prisnim, por për fat nuk ndodhi asgjë. Presioni ishte  madh, por ne luajtëm futboll. Shpresojmë që këto të jenë 3 pikët e kthesës për ekipin tonë. Shpresoj që të bëjmë një paraqitje të mirë për eliminatoret e radhës për botërorin, pasi ky edicion ka përfunduar për ne
” deklaroi Ivanoviç.

Rama u jep kuraje ekipit, Vuçiç përgëzon Serbinë
Kryeministri Rama pas përfundimit të ndeshjes shkoi në dhomat e zhveshjes së kombëtares tonë duke i ngushëlluar futbollistët për humbjen me Serbinë. Mësohet se Rama u ka thënë lojtarëve se e kontrolluan ndeshjen por tani gjithçka do të vendoset me Armeninë. (Barazimi do qe me i drejte po ky eshte futbolli.Sot lojtari me i mire ishte publiku fantastik kuqezi.Neser dite e re endrra vijon ne Armeni!)

Ndërsa homologu i tij serb, Vucic pas ndeshjes reagoi ne rrjetin social “Tëitter” duke uruar futbollin serb për këtë fitore. Sipas kryeministrit serb Vucic, Serbia e meritoi fitoren dhe përshëndeti edhe lojën e ndershme që u zhvillua në “Elbasan Arena”. Kujtojmë që kryeministri serb e anuloi vizitën në Shqipëri në ditën e fundit duke e argumentuar me faktin se situata u politizua shumë.

Ora 22.40 Atmosfra në Tiranë pas humbjes me Serbinë



Minutat
94’ Arbitri italian mbyll ndeshjen 0-2
 
93’ Shënon Serbia golin e dytë. Ljajic përfiton nga dalja përpara e të gjithë ekipit shqiptar duke rrëmbyer topin nga mbrojtja dhe u zhvendosur me shpejtësi ne drejtim të portës së Berishës dhe i vetëm përballë kosovarit e dërgon topin me parabël në rrjetë për herë të dytë.
 
92’ Shqipëria fiton një goditje dënimi, ekzekutohet nga Meha, por jo saktësisht.
 
91' Shënon Serbia. 0-1 Kolarov shënon me të majtën në një pozicion të prirët. Stadiumi i Elbasanit bie në heshtje pas festës së serbëve.
 
83’ De Biasi largon Lenjanin duke i besuar minutat e fundit Mehës.

 foto shqiperi serbi
80’ Kolarov ekzekuton një goditje të lirë me të majtën në hyrje të zonës duke rikthyer ‘drithërimat’ të kuqezinjtë, por për fatin tonë të mirë topi i goditur nga lojtari i City-t përfundon jashtë.
 
75’ Moment i artë për Shqipërinë pas një aksioni personal të Cikalleshit, që depërton në mbrojtjen mike duke lëshuar një gjuajtje të fortë në portë, por që devijohet nga Stojkoviç nga këndi.
foto shqiperi serbi
67’ Festë në kampin kuqezi, pasi Portugalia shënoi përballë Danimarkës me anë të Mutinjos. Me këtë rezultat Shqipëria barazon me pikë danezët 12 dhe nëse fiton me Serbinë kualifikohet direkt për në Francë. Por nëse Shqipëria barazon sonte dhe Danimarka humbet, kuqezinjve u duhet vetëm një barazim ndeshjen e së hënës ndaj Armenisë për t’u kualifikuar direkt.
foto shqiperi serbi
52’ Shqiptaro-gorani Miralem Sulejmani futet në vendin e Tadic nën vërshëllimat e kuqezinjve.
 
51’ Balaj fiton një goditje të lirë në të djathtë, ekzekuton Kace, topi përfundon në këmbët e kapitenit Cana që e stopon dhe gjuan, por jashtë kuadratit.
 
50’ Lenjani tregohet egoist duke humbur një rast të mirë për të shënuar, teksa nuk pason për Balajn në zonën serbe, por vendos të finalizojë vetë duke gabuar.
 foto shqiperi serbi
48’ Milivojeviç tenton në hyrje të zonës me një silurë drejt portës së Berishës, por shënjestra nuk ishte e saktë fatmirësisht.
 
46’ Në vendin e Lilës futet Kaçe, që vendoset në qendër në vendin e Xhakës që spostohet në të djathtë.
 
 Pjesa e dytë e ndeshjes

45+2’ Mbyllet pjesa e parë në barazim pa gola.
 foto shqiperi serbi
45’ De Biasi vendos që të mos kryejë zëvendësimin duke e mbyllu pjesën e parë me një lojtar më pak.

44’ Largohet i dëmtuar nga fusha mesfushori Andi Lila. Arbitri akordon 2’ shtesë, Lenjani tenton nga jashtë zone për të kapur në befasi Serbët, por portieri kundërshtar pret me qetësi.
foto shqiperi serbi
36’ Aksion perfekt i serbëve, Mitroviç depërton bukur brenda zonës duke lënë mbrapa Canën, pason në qendër dhe pas një rrëmuje serbët e shtyjnë në rrjetë, por arbitri italiani Nicola Rizzoli ndal lojën për faull ndaj Berishës dhe anulon golin. 



33’ Kundërsulm i shpejtë i shqiptarëve që zënë në befasi serbët, Memushaj nuk koordinohet saktë duke lënë topin për Lilën që driblon dy kundërshtarë dhe gjuan, por topi përfundon mbi tranversë.
foto shqiperi serbi
28'- Lenjani arrin të fitojë me zgjuarsi një goditje këndi, por krosimi i Xhakës largohet me lehtësi nga Milivojevic.
 
26’ Kombinim i bukur Ljajic-Tadic, ky i fundit futet në zonë, por kuqezinjtë i largojnë me shpejtësi topin nga këmbët dhe rrezikun.
foto shqiperi serbi
21’ Ljajic gjuan pranë zonës në drejtim të portës, topi devijohet nga mbrojtja duke përfunduar u dhuruar serbë një goditje këndi, pas ekzekutimit të së cilës Tosic lëshon një predhë drejt Berishës, por sfera përfundon jashtë. 

17'- Xhaka godet nga jashtë zone, por Stojkovic pret pa vështirësi.
 foto shqiperi serbi
16'- Kapiteni Lorik Cana ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar ndaj Mitrovic

9’ Andi Lila godet bukur me kokë në zonë pas krosimit nga e majta nga Lenjani, por portieri serb pret në kohë.
foto shqiperi serbi
8’ Adem Ljajic ekzekuton një goditje dënimi në hyrje të zonës, por që bllokohet nga muri mbrojtësi kuqezi i vendosur shumë mirë. 

04′ Ndërhyrje e ashpër e Mitroviç ndaj Lenjanit në mesfushë, arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.
 foto shqiperi serbi
02′ Hysaj niset me shpejtësi nga krahu i djathtë, kroson drejt zonës rrezikshëm, por nuk ndodhet askush për ta shfrytëzuar.
 
01′ Serbët kanë nisur topin e parë nga mesfusha.
foto shqiperi serbi

Ora 20:00 “UÇK” pret Serbinë në Elbasan
Futbollistët serbë janë pritur me vërshëllima në “Elbasan Arena” teksa kanë zbaritur në fushë për të zhvilluar nxemjen e fundit para startit të ndeshjes në 20:45.
 
Në momentin kur ekipi mik ka hyrë në fushë për të parë se si është terreni mijëra të pranishëm kanë nisur të thërrasin “UÇK, UÇK”.
 
Thirrjet kanë kaluar me indiferencën e serbëve, ndërsa masat e sigurisë janë shtuar maksimalisht.



Ora 19.50 Delegacioni serb mbërrin në Elbasan  

kombetarja serbe mberrin ne elbasan arena

kombetarja serbe mberrin ne elbasan arena


Ora 19:45 Flamuri serb në stadiumin e Elbasanit
Ndryshe nga sa ndodhi në Beograd ku flamuri shqiptar, jo vetëm që nuk u vendos në stadium, ashtu sikur e parashikon protokolli, por edhe u dogj në hyrje të tij, një vit më pas në Elbasan situata është krejt e ndryshe, pasi flamuri serb valvitet në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
el

Ora 19:35 “Elbasani, zemra e Serbisë”
Për një moment serbët kanë larguar vëmendjen nga ndeshja duke u përqendruar te trojet. Kështu mediat serbe janë munduar të gjejnë “incidente” dhe së fundmi edhe “zemrën” e Serbisë, sipas tyre që është në Elbasan.
 
Kurir në një artikull të shoqëruar me ikonat e Kishës Ortodokse të Elbasanit hapet me titullin “Elbasani është zemra e Serbisë; këtu janë reliket e shenjtorit të parë serb”.
 
“Sonte në Elbasan është në qendër të vëmendjes për shkak të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Por, ajo që shqiptarët nuk e dinë është se ky qytet është një vend zë një vend të veçantë në historinë serbe.
 elbasani
Në Manastirin e Elbasanit, që prej vitit 1381 ndodheshin ikonat e Shën Jovan Vladimirit, i pari shenjtor serb.
 
Ikonat janë zhvendosur që prej vitit 1995 në Katedralen Ortodokse në Tiranë dhe jep versionin serb të historisë së Shën Jovanit” shkruan Kurir.
  


Atmosfera festive ka përfshirë gjithë qytetin e Elbasanit, ndërsa policia deri më tani është e angazhuar maksimalisht për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

 
Ora 18:00 Serbia niset për në Elbasan
Ekipi i kombëtares serbe niset për në Elbasan nën masa të rrepta sigurie, policia shoqëron kombëtaren serbe për në Elbasan nga toka dhe ajri. 



Më 18:45 kombëtarja serbe pritet që të mbërrijë në Elbasan. Duke u nisur nga incidenti i djeshëm ku u godit me gurë autobusi i ekipit të Serbisë, policia ka shtuar masat e sigurisë për të shmangur edhe më të voglin incident ndaj kombëtares mike.





serbia drejt elbasanit

serbia drejt elbasanit
 
 
Ora 17:45 Vazhdon futja e tifozëve në stadium me ‘skaner’
Prej orës 16:30 ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin ‘Elbasan Arena’.
 
Cdo tifoz që futet në stadium kalon përmes një kontrolli të imtësishëm nga policia për të shmangur futjen në stadium të sendeve të ndaluara (metalike apo flakadente).
 
Futja e 12.500 tifozëve në stadium është parashikuar që të vazhdojë deri më 20:15. 





fillon hyrja e tifozeve

Ora 17:38 Shqipëria merr ‘borxh’ policë nga Kosova
Rendin në Elbasan do ta garantojnë edhe policë nga Kosova. Njësia speciale e Kosovës ka udhëtuar drejtë Elbasanit për t’iu dalë në ndihmë kolegëve të tyre nga Shqipëria, për ta mbajtur rendin gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Serbisë.
ksoova

Ora 17:30 Shqipëria humbet Naser Alijin
Mbrojtësi i Baselit Naser Aliji nuk ka arritur ta kalojë lëndimin dhe ka pranuar nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social në internet, Facebook se nuk do të luaj sonte.
 
“Më vjen shumë keq që e them, por sot në ndeshjen ndaj Serbisë nuk mundem të luaj, për shkak të një lëndimi që kisha në tendinin e kaviljes së djathtë”, ka shkuar Aliji.
 
“Por jam i bindur se çunat do bëjnë çmos të marrim fitoren sonte. Shpresoj dhe lus Zotin që të jem gati kundër Armenisë dhe të jap maksimumin. Flm shumë Naseri juaj”, ka shkruar futbollisti i Baselit


Ora 17:20 SHBA: Suksese Shqipërisë
Përmes një fotoje të postuar në rrjetin social Facebook, Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar kombëtaren shqiptare të futbollit për ndeshjen përballë Serbisë. “Suksese skuadrës shqiptare për ndeshjen sonte në darkë”shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.

ambasada usa suksese

Ora 16: 30 Përgatitja për festë
Shqiptarët në Luginën e Preshevës sipas mediave serbe raportohet se kanë blerë mbi 10 mijë euro fishekëzjarre për të festuar në rast të fitores së Shqipërisë.
 
Ndërsa në Mitrovicë gatishmëria është e lartë, pasi nga ecuria e ndeshjes në Elbasan mund të ketë të papritura.
 
Ora 16:20 UEFA: Presim ndeshje pa incidente
 “Nuk ka vend per shqetësime për ndeshjen e sontme ne Elbasan mes Shqipersie dhe Serbisë. Fotbolli eshte lojë ku fiton ekipi më i mirë dhe nuk duhet të përzihet me politikën”.
 
UEFA ka dërguar në Elbasan nje ekip special prej dhjetë personash për te vezhguar ndeshjen Shqiperia-Serbi.
 
 
Ora 16:15 Modelja serbe ‘korrupton’ Ramën
Modelja serbe Natasa Savija ka thënë se ka arritur “marrëveshje” me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndeshjen e sotme në Elbasan Arena.
 
“Jam marr vesh me Edi Ramën për rezultatin e saktë. Serbia do të fitojë 2:1”, deklaroi ajo për “Kurir.rs”.
 
“Ndeshjen do ta shikoj nga tribunat. Do të hidhërohem nëse më prishin rezultatin. Le të fitojë futbolli, le të fitojë Serbia”, u shpreh Savija.
 
 
Ora 16:10 Mërgim Mavraj: Forca Shqipëri, je më e mira
Mërgim Mavraj ka mbështetur lojtarët e Kombëtares shqiptare para ndeshjes historike me Serbinë.
 
"Pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të ndeshjes, Dashuria dhe Krenaria jonë për ju është e pafund...
 
Falënderojmë Zotin që sot fanellën kuqezi e përfaqësojnë djem kaq guximtar por mbi të gjitha modestë!
 
Dinjiteti na solli deri në pikën aktuale dhe sot jam i sigurt që do të na gëzoni zemrat dhe shpirtin. Mbështetja jonë për ju është e pamasë...
 
Faleminderit pafund për gjithë këto momente që po na e bëjnë zemrën mal, nuk do të harrohen kurrë!
 
Forca Shqipëri, je më e mira !!!"

mavraj
 
 
Ora 16:05 Shqipëri – Serbi "Kur futbolli përzihet me politikën"

Pothuajse të gjitha mediat botërore janë duke i kushtuar vëmendje ndeshjes Shqipëri – Serbi
Mediat botërore janë duke i kushtuar rëndësi të veçantë ngjarjeve të fundit që po ndodhin në Shqipëri në prag të ndeshjes me Serbinë.
 
‘La Repubblica’ ka shkruar një artikull me titullin ‘Kur futbolli përzihet me politikën”. Sipas ‘La Repubblica’ shkruan ‘masat janë maksimale për mbarëvajtjen e një sfide që është e mbushur me shumë urrejtje dhe mllef, ndërsa kryeministri Rama shprehet se ‘Është në rrezik imazhi i Shqipërisë’.
 
Ora 16:00 Bastet zhgënjejnë Shqipërinë
Bet365 fitoren e Shqipërisë e vlerëson me 3.30, ndërsa fitoren e Serbisë me 2.60.
 
Po ashtu edhe BWIN e favorizon Serbinë, fitorja e së cilës kuotohet me 2.60, ndërsa fitorja e Shqipërisë me 3.10.
 

Ora 15:30 Shqipëri-Serbi, zbardhen formacionet 
Kombetarja shqiptare shkon ne perballjen me Serbine me nje formacion te ngjashem me ate te ndeshjes se nje viti me pare ne Beograd. Kronika ju njeh me formacionet e dy ekipeve.
 
Disa orë përpara ndeshjes së futbollit të kombëtares sonë me skuadrën serbe, trajneri De Biazi, ka bërë disa ndryshime, sa i përket formacionit, bazuar në ndeshjen e kaluar me Portugalinë. Duket se formacioni është më afër atij që De Biazi kishte hedhur në fushë në ndeshjen e ndërprerë në minutën 41 në stadiumin, Partizani të Beogradit.
 
Kështu, formacioni që pritet të jetë në ndeshjen e sotme është:
Në portë, Etrit Berisha, në qendër të mbrojtjes Lorik Cana, dhe Arlind Ajeti, në të djathtë të mbrojtes Elseid Hysaj, dhe në të majtë, Ansi Agolli.
 
Mesfusha pritet të ketë pesë mesfushorë, me dy shkatërrues Migjen Basha dhe Taulant Xhaka. Andi Lila pritet të luajë në të djathtë, ndërsa Ermir Lenjani, në të majtë.
 
Ledian Memushaj, pritet të luajë përpara tyre, pas sulmuesit të vetëm që pritet të jetë Bekim Balaj. Cikalleshi, është ulur në stol, ndërsa pritej që të ishin në fushë, Gashi dhe Meha që gjithashtu janë në stol.
 
Skuadra serbe, pritet ta nisë ndeshjen me
Vladimir Stojkoviç, Nenad Tomoviç, Branislav Ivanoviç, Spahiç, Aleksandër Kolarov, Nemanja Matiç, Darko Branasac, Dushan Tadiç, Zoran Tosiç, Adem Ljaliç, Aleksandër Mitroviç

Posted by on 2015-10-08

 
Serbia
Vladimir Stojkoviç, Nenad Tomoviç, Branislav Ivanoviç, Spahiç, Aleksandër Kolarov, Nemanja Matiç, Darko Branasac, Dushan Tadiç, Zoran Tosiç, Adem Ljaliç, Aleksandër Mitroviç

Ora 11:30 Elbasani nen pushtetin e tifozeve
Elbasani është që tashmë nën pushtetin e tifozëve kuqezinj. Që në orët e para të mëngjesit tifozët nga të gjithë qytetet e Shqipërisë, dhe jo vetëm, janë nisur drejt Elbasanit, aty ku në mbrëmje do të luhet përballja e shumëpritur Shqipëri-Serbi. Gazetarët e Shqiptarja.com në terren sjellin fotot në kohë reale të situatës atje. Gjithçka është kuq e zi dhe dyndja e tifozëve ka filluar të ndjehet ende pa kaluar mesdita.

bulevardi para stadiumit elbasan

tifozat ne elbasan

tifozat ne elbasan

tifozat ne elbasan

tifozat ne elbasan
 Foto të tjera..

Foto të tjera shfaqin makina e shumta pranë tunelit të Krrabës, të gjitha të veshura me flamurin kuqezi. Shoqëruesit e tifozëve në këtë udhëtim janë....forcat RENEA.

hyrja e tunelit ne krrab

foto renea

helikoperi

(Helikopter i policisë në patrullim të ulet rreth zonës)

Ora 11:10 Futbollistet e ekipit serb shetitje ne Tirane
Futbollistët e ekipit serb kanë kaluar natën në Hotel “Sheraton” në Tiranë…por para se të nisen për në Elbasan në përballjen e shumëpritur mes Shqipërisë dhe Serbisë, futbollistët kanë zgjedhur të bëjnë një shëtitje të shkurtër relaksuese. Gazetarja e televizionit Report TV ka fotografuar ekipin serb teksa dalin nga hoteli, ata ecin në këmbë në drejtim të presidencës dhe pas pak çastesh janë kthyer sërish në Sheraton.

Një shëtitje fare e shkurtër, disa minutëshe por që në fakt ka angazhuar dhjetëra forca policie që kanë shoqëruar ekipin e kombëtares serbe ndërsa një helikopter ka monitoruar nga ajri gjatë gjithë kohës.

Kjo është kombëtarja e vetme e cila nuk kryen stërvitje para ndeshjes, kjo për shkaqe sigurie. 

foto serbet

foto serbet



Ora 14:00 Ja emocionet dhe urimet e tifozëve për përballjen Shqipëri-Serbi

Report TV sjell emocionet e tifozëve në prag të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Ata besojnë se fitorja do të jetë në anën e kuqezinjve.

Si të duket atmosfera në Elbasan?
Shumë bukur, gjithçka është perfekt.

Si do shkojë ndeshja?
Ne besojmë se do fitojmë 2-0 do të jetë festë deri në mëngjes.

Ju mendoni se do e fitojmë këtë ndeshje?
Patjetër.

Për sa i përket atmosferës ose..
Çdo gjë ka qenë në rregull, qetësi. I tregojmë edhe botës që jemi Evropian.

Mendoni se do të hyni me këtë bluzë në stadium?
Unë mendova se do të hyjë por më thanë që nuk është e lejuar dhe unë do t;i respektoj rregullat e do ta heq. Kam marrë një tjetër sapo e bleva dhe këtë do vesh. 

Do veshësh bluzën e Shqipërisë.
Patjetër, patjetër.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?

Analiza: A mund ta zgjidhë FMN-ja krizën e borxhit të vendeve të varfra?