Serbia ka marrë fitoren më të madhe pas luftës, falë edhe disa vendeve Europiane, dënimi i arkitektëve të Pavarësisë! Ironike por e vërtetë!

Skandaloze fakti që dihej që në krye të herës dënimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe dënimi i Rexhep Selimit. Boshti kryesor Europian asnjëherë nuk ka dashur të drejtat e njeriut apo lirin e Kosovës thjesht vendosjen e barazisë mes Serbisë e Kosovës!

Madje po të mos ishin ShBA, Kosova do ishte ende nën Protektorat Ndërkombëtar.

Lotët e krokodilit pastaj të atyre që nuk kanë ngritur njëherë zerin për padrejtësitë në Shqipëri dhe po shkulin flokët për Hagën janë një tjetër element i bukur i teatrit.

Ndërkohë Serbia priti me nderime një kriminel lufte si Ratko Mlladiç, BE bëri reagime sipërfaqësore, duke vijuar ta ketë kandidat për në BE. Kjo është një ditë e zezë për drejtësinë europiane që u votua nga vetë deputetët e Kosovës.

E megjithëate Pavarësia është e pakthyeshme! Kosova duhet të shikojë para, por ta kete me kujdes çdo gjë që vjen nga Europa!