Grupi D ka dhurar përballje të forta në raundin e fundit. “Finalja” mes Uellsit dhe Iralndës solli surprizën e madhe, Irlandezët triumfuan ndaj Uellsit të yllit Gareth Bale, duke shkuar në fazën e play-off.

Serbia shënoi fitore minimale ndaj Gjeorgjisë duke u ngjitur në krye të grupit dhe preu biletën për botërorin e Rusi 2018. Ndërkohë Austria nuk lëvizi në renditje edhe pse fitoi me Moldavinë.

Rezulatet e Grupit D

Moldavi 0-1 Austri
Serbi 1-0 Gjeorgji
Uells 0-1 Irlandë

Grupi G ku bënte pjesë edhe Shqipëria nuk solli ndryshime në tabelën renditëse.

Spanja u rendit e para edhe pas fitores minimale në Izrael.

Shqipëria u mund nga Italia që shkoi në play-off, ndërsa Shqipëria renditet si e treta me e mira e grupit.

Maqedonia fitoi me Liechtestein falë golave të shqiptarëve.

Rezulatet e Grupit G

Shqipëri 0-1 Itali
Maqedoni 4-0 Liechtestein
Izrael 0-1 Spanjë

Grupi I u plotësua me Kroacinë si pjesmarrëse në play-off. Kroatët arritën një fitore decisive në Ukrahinë me rezultatin 0-2.
Vendin e parë e kishin prenotuar Islandezët që shkuan direkt në botëror.

 Rezultatet e Grupit I

Finlanë 2-2 Turqi
Islandë 2-0 Kosovë
Ukrahinë 0-2 Kroaci

Mbrëmjen e sotme priten sfida të tjera që do zbulojnë skaudra të tjera që shkojnë në botëror e të tjerat që do ndeshen në play-off.

Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com