Humbja e Serbisë ndaj Zvicrës, dhimbja vazhdon të jetë shumë e madhe edhe sot, një ditë pas fitores spektakolare që u arrit falë golave të Xhakës dhe Shaqirit.
Fitorja e madhe e kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë u karakterizua me super performanca nga shqiptarët prezent në këtë ndeshje.
Në Serbi janë komentuar ashpër edhe festimet nëpër rrjetet sociale të famshëve, ku një prej tyre është Dua Lipa që përgëzoi shqiptarët për paraqitjen duke bërë shqiponjën në rrjetin social Instagram.
(Postimi i Dua Lipës në Insta Story në Instagram)
Blici i Serbisë e ka cilësuar reagimin e Dua Lipës si një provokim të madh të saj, e për këtë kanë reaguar edhe gazetarë serb të showbizit dhe adhurues të Duas.
(Postimi i gazetës serbe 'Blic')
Aq larg kanë shkuar sa që kanë kërkuar ndërprerjen e transmetimit të këngëve të saj në radio stacionet e Serbisë për shkak të faktit se ajo hapur po promovon Kosovën dhe do të vijë të performojë në Kosovë.
A do të dalë dikush të ndalojë transmetimin e këngëve të Dua Lipë në radio stacionet tona, aman.
Nuk mendoj se muzika duhet të ndalohet. Por, si adhuruese e talentit dhe suksesit të Dua Lipës jam e ofenduar se si ajo vazhdimisht po e rikthen temën e Kosovës. Çka nuk po kuptohet? Mua po më dhemb që po shkon në Kosovë, për juve nuk e di.
Gordana Trzan, gazetare e njohur e showbizit ka shkruar në rrjetin social Twitter
(Postimi i Gordana Trzan në Twitter)
Kjo thirrje e saj është pritur mirë nga serbët tjerë të cilët nuk kanë mundur të përballojnë postimin e Dua Lipës të bërë në Instagram e që cilësohet si provokimi i radhës pas Xhakës dhe Shaqirit.
Oh Shqiptaret nuk dorëzohen kurrë! Kote e kanë
Shqiponja dhe ne gjum do ju dali kelysh k** na zaptuat tokat tani doni te na shfarosni jooo tani do e shihni
Hahahaha këta fashistët e egër Fuan të ndalojn shqipet që të mos ndjehen Shqiponja Shqipëtare ...!!!