Serbia nuk heq dorë nga Trepça
dhe Gazivoda,Vulin: Kemi investua

Serbia nuk heq dorë nga Trepça<br />dhe Gazivoda,Vulin: Kemi investua
LEPOSAVIÇ - "Serbia nuk do të heqë dorë nga pasuritë e saj në Kosovë, e kjo do të thotë as nga Trepça dhe as nga Liqeni i Gazivodës", ka thënë drejtori Zyrës për Kosovën Aleksandar Vulin, njoftojnë media të Beogradit.

"Shteti i Serbisë nuk do të heqë dorë nga asnjë pjesë e pasurisë së vet në Kosovë e Trepça është nga pjesët e pasurisë më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë. Çdo marrëveshje  e ardhshme, e unë pres që marrëveshja e ardhshme të jetë ajo për pasurinë, do të niset nga fakti se Serbia në Kosovë ka investuar dhe se është pronare e të gjitha pasurive në hapësirën e Kosovës, edhe të Trepçës", ka thënë Vulin gjatë kremtimit të festës së minatorëve në Leposaviç.

Sipas fjalëve të tij, përveç njerëzve që kanë mbetur në Kosovë, Trepça dhe Gazivoda janë resurset më të rëndësishme të Serbisë në Kosovë. Trepça, ka thënë ai, është ruajtur dhe u mundëson një numri të madh njerëzish të mbajnë familjet e tyre dhe tani është koha për investim në bashkëpunim me të huajt.

Kur bëhet fjalë për Gazivodën, Vulin ka thënë se "Prishtina edhe më tej insiston në të drejtën për çdo gjë edhe pse, sipas tij, realiteti është tjetër; një e treta e liqenit ndodhet në territorin e Novi Pazarit".

Marrë nga "Koha Ditore"

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024