Serbia parashikon incidente në Shqipëri
“E rëndësishme, të shpëtojmë kokën”

Serbia parashikon incidente në Shqipëri<br />“E rëndësishme, të shpëtojmë kokën”
“Unë jam i sigurt që në Shqipëri do të ketë probleme, por më e rëndësishme është që të kthehemi gjallë, nuk ka rëndësi se cili do të fitojë ndeshjen” shprehet nën kryetari i Federatës Serbe të Futbollit, Goran Milanoviç.
 
Sipas tij ekstremistët duan të përfitojnë nga një sërë provokimesh, nga të cilat disa mund të përfundojnë në gjakderdhje.
 
Autobusin me lojtarët serbë nga Tirana në Elbasan më 8 Tetor do ta shoqërojnë 350 policë, jo vetëm nga toka, por edhe nga ajri.
 
Autostrada që lidh aeroportin Nënë Tereza me kryeqytetin do të jetë e gjitha e bllokuar, rruga e kontrolluar dhe autobusët që transportojnë serbët do të shoqërohen me eskortë në hotelin “Sheraton” dhe më pas në Elbasan.
 
Ndërsa kombëtarja serbe do të mbërrijë në Shqipëri në orën 18:00 të datës 7 Tetor me charter.


 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes

BE-ja miraton agjendat e reformave të Shqipërisë, Kosovës dhe 3 vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes