Serbia tërhiqet, Daçiç: S'do të
ketë referendum për marrëveshjen

Serbia tërhiqet, Daçiç: S'do të <br />ketë referendum për marrëveshjen
BEOGRAD - Serbia u tërhoq përsëri nga ideja e mbajtjes së një referendumi ndaj marrëveshjes historike me Kosovën të realizuar në Bruksel, duke thënë se do të vazhdojë përpara me marrëveshjen e cila shihet si thelbësore për shpresat e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian.

Marrëveshja synon t’i japë fund problemeve etnike në Kosovë, prezente prej 5 vitesh nga koha, kur kjo zonë u shkëput nga Serbia, pasi në shumicën e saj banohet nga shqiptarë. Po kështu, me arritjen e kësaj marrëveshje, i hapet rruga anëtarësimit të Beogradit në BE, gjatë këtij viti.


Marrëveshja, e arritur më 19 prill, shkaktoi reagimin negativ të rreth 50 mijë serbëve të një zone veriore të Kosovës.
Javën e kaluar, qeveria serbe krijoi mundësinë e mbajtjes së një referendumi për këtë marëveshje, duke marrë parasysh rrezikun e kthimit prapa me paktin, në varësi të qendrimit të popullatës. Nëse serbët do të votonin kundër, marrëveshja do të prishej.

Kryeministri Serb Ivica Daçiç u shpreh dje për gazetarët se qeveria dhe delegacioni i saj në veriun e Kosovës, nuk ishin dakord në mbajtjen e referendumit, dhe theksoi se sipas tij, ky nuk ishte një opsion i realizueshëm.

Sondazhet treguan se opinioni i pjesës më të madhe të popullatës serbe ishte terheqja nga ideja e një referendumi për marrëveshjen Serbi-Kosovë.

“Kjo marrëveshje tashmë mund të implementohet” , tha Daçiç për gazetarët. “Nëse dikush nuk është dakord me këtë, e mbështet marrëveshjen apo jo, ky nuk përbën shqetësim”.

Serbia duhet të tregojë progres për t’ë përmbushur objektivat e anëtarësimit në BE. Kjo do të rritë interesin e investitorëve të huaj në Kosovë. Daçiç tha se diskutimet me serbet e veriut të Kosovës mund të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas tij do të vijohet me implementimin e marrëveshjes, gjë e cila do të mundësojë integrimin e mëtejshëm të veriut të Kosovës. Daçiç theksoi se qeveria ka në dispozicion të gjithë mekanizmat e nevojshëm për të siguruar mirëfunksionimin e marrëveshjes nën zbatimin e ligjit sërb, duke mundësuar kalimin e “institucioneve paralele” nën juridiksionin e Kosovës.

Redaksia online

(es/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024