Serbi-Mal i zi, populli në protestë kundër dy liderëve që nuk lëshojnë karrigen (FOTO+VIDEO)

Serbi-Mal i zi, populli në protestë kundër dy liderëve që nuk lëshojnë karrigen (FOTO+VIDEO)

Mijëra persona marshuan të shtunën në kryeqytetet e Serbisë dhe Malit të Zi, duke apeluar qeveritë përkatëse për luftë të pa kompromis ndaj korrupsionit dhe më shumë liri shprehjeje në vend. Në Podgoricë, demonstruesit u bashkuan për të katërtën javë radhazi me thirrje për dorëheqjen brenda 15 ditëve të presidentit Milo Gjukanoviç dhe të qeverisë së tij socialdemokrate, të akuzuar për klientelizëm dhe abuzim të pushtetit.



Protesta e udhëhequr nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë, por jo nga politikanët e opozitës, vjen pas akuzave të lëshuara nga një ish-aleat i Gjukanoviçit që pretendon se presidenti malazez dhe partia e tij kanë lidhur kontrata korruptive në dëm të buxhetit të shtetit. Gjukanoviç, i cili i mohon akuzat, dominon jetën politike të shtetit herë si kryeministër e herë si president prej vitit 1991. Ndërkohë, në kryeqytetin serb të Beogradit, më shumë se 10 mijë protestues dolën në rrugë në javën e 13-të, duke kundërshtuar sundimin autokrat të presidentit Aleksandër Vuçiç dhe imponimin e një axhende të njëanshme ndaj medieve kombëtare dhe private.

Edhe Vuçiç, sikundër homologu i tij malazez, qëndron në poste të larta të pushtetit politik prej viteve 1990 kur shteti drejtohej nga Slobodan Milosheviç, dhe i ka shpërfillur akuzat e protestuesve. Përpos pakënaqësisë qytetare, parlamentet në Serbi por edhe në Mal të Zi janë bojkotuar nga shumica e partive opozitare, përkundër apelit të BE-së, në një kohë kur të dy vendet aspirojnë të bashkohen me bllokun evropian.

Protesta në Malin e ZI

Protesta në Serbi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona