PRISHTINË.- Kandidati i vetëm i pavarur për President të Kosovës, Seremb Gjergji, ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë presidenten, Atifete Jahjaga, për të zgjidhur krizën politike në vend, por jo përmes zgjedhjeve.
"PDK merr Kryetarin e Kuvendit; ndërsa LAN-i merr qeverinë. Kryeministrin e ndajnë Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj. I pari për 16 muaj; derisa t'i kalojë mandati Presidentes. Pastaj, Mustafa votohet President dhe Haradinaj e udhëheqë qeverinë deri në fund të mandatit. Marrëveshja mes tyre tregon se interesi kombëtar është mbi interesin personal", shkruan ai, edhe pse thotë se është e dhimbshme për të si kandidat për president.
Sipas KosovaPress, për Gjergjin zgjidhja "e ngërçit është e thjeshtë", siç shkruan ai, duke rikujtuar se kjo arrihet në momentin kur të gjithë së bashku bisedojnë në tavolinë./ATSH/
/Shqiptarja.com