Mbrëmjen e djeshme dy persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, duke përfshirë një djalë 5-vjeçar, në Kherson pas një seri bombardimesh ruse. Administrata ushtarake rajonale, raportoi se rajoni është sulmuar nga ushtria e Federatës Ruse 65 herë gjatë ditës së fundit, 13 herë vetëm në qytetin Kherson. Bombardimet kanë shkatërruar disa godina, një kantier detar, një shkollë. Aktualisht, Kherson është qyteti i madh më i bombarduar jashtë Donbasit.
Lajmi kryesor:
Mbahet në Kiev samiti BE-Ukrainë, Michel: E ardhmja juaj është në union! Zelensky: Nisni negociatat e anëtarësimit këtë vit






